Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria.
GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3, "Vëzrazhdane" - 3, Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 2, "Ka një popull të tillë (ITN) - 1.
Ish-kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, i cili udhëhoqi listën e GERB-SDS, refuzoi një mandat në Parlamentin Evropian. Xhevdet Çakër dhe Iskra Mihajllova nga DPS gjithashtu refuzuan të bëhen eurodeputetë. Kështu emrat e deputetëve të rinj do të jenë:
GERB-SDS - Andrej Kovaçev, Andrej Novakov, Emill Radev, Eva Majdell dhe Ilija Llazarov – Partia Popullore Evropiane (EPP);
PP-DB – Nikolla Minçev; Radan Kënev dhe Hristo Petrov (Ico Hazarta) figurojnë në listën me preferenca. Ata zhvendosin Stefan Tafrov dhe Daniell Lorer - "Rinovo Evropën";
"Vëzrazhdane" - Stanisllav Stojanov, Petër Vollgin (gazеtar i njohur nga BNR - shën. red.) dhe Rada Llajkova - nuk kanë vendosur se cilit grup në Parlamentin Evropian do t'i bashkohen;
DPS - Illhan Kjuçuk, Taner Kabillov dhe Elena Jonçeva - "Rinovo Evropën";
BSP - Kristian Vigenin dhe Cvetelina Penkova, të cilët shpërngulën Rumen Geçevin - "Socialistët dhe Demokratët";
ITN - Ivajllo Vëllçev - gjithashtu nuk ka bërë të ditur se cilës familje politike në Parlamentin Evropian do t'i bashkohet.Në kuadër të një vizite pune në Shqipëri sot, më 16 shtator, ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zaprjanov, mori pjesë në panelin "Vendet e Evropës Juglindore si garantues të sigurisë së Bashkimit Evropian" në Forumin për Ndërlidhje – Tirana..
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e..
Më 15 shtator 2025, Ambasadorja e Federatës Ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të Polonisë, një aleat i Bullgarisë në NATO dhe partner i BE-së,..
Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga..