Ndonëse prej më shumë se 20 vitesh Magdalena Todorova  Karamitevajeton me familjen jashtë  vendit, kënga popullore bullgare e shoqëron kudo. Ajo është autore e dhjetëra  teksteve, të cilat i shndërron në këngë, së bashku me bashkëshortin e saj - fyelltarin  Dimitër Karamitev nga Stara Zagora. Vetë Magdalena e gëzon vazhdimisht publikun  me tingëllimin autentik folklorik të këngëve, me zërin e saj të ngrohtë dhe me  mesazhet që përcjell nga skena.

Magdalena Todorova Karamiteva mbaroi Shkollën e Mesme të Muzikës në qytetin Kotell, ku mësoi këngën popullore dhe më pas u diplomua në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura në Plovdiv. Për veten ajo thotë se me këngën është lidhur që nga fëmijëria, madje tani kënga popullore është pjesë e përditshmërisë së saj në Vjenë, ku jeton prej më shumë se 20 vitesh.
“Linda në qytetin  Pomorie dhe aty dëgjohet muzika e krahinave të ndryshme folklorike, e rajonit  të malit Stranxh, e Trakisë, edhe muzika e Dobruxhës. Doja  të merresha me muzikën popullore, kjo ishte  ëndrra ime, përndryshe nuk i kam vënë vetes synime specifike. Kur isha ende  student në Akademinë e Muzikës në Plovdiv, lindi ideja për të bërë një album  solo me kolegët dhe miqtë e mi. Ata ishin të të njëjtit mendim si bashkëshorti  im Dimitër Karamitev, i cili ishte gjithashtu student në atë kohë. Megjithatë,  pasi mbaruam arsimin tonë të lartë, na u desh të vazhdonim të luftonim me jetën  me familjen tonë, dhe kështu karriera jonë mori një vend të dytë. Ne u diplomuam në vitin 2000 dhe pastaj  shkuam në Austri. Burri im vajti fillimisht atje dhe më vonë unë dhe fëmija  ynë i parë, Maria.”

Vjena është një qytet i muzikës, por nuk ofron shumë mundësi që një këngëtare popullore si Magdalena Karamiteva të performojë. Këngët popullore bullgare nuk mund t'i prezantohen publikut gjermanisht në përkthim dhe ky kufi nuk mund të kapërcehet, qoftë edhe me shumë talent dhe punë të palodhur nga ana e interpretuesit. Megjithatë, këngëtarja kishte një sërë paraqitjesh me këngën bullgare edhe në Vjenë. Ajo merrte pjesë në koncerte grupore dhe shfaqje teatrale, ku prezantonte Bullgarinë para publikut të huaj.
Magdalena dhe Dimitër Karamitevi janë të njohur për të gjithë komunitetin bullgar në Vjenë, pasi marrin pjesë rregullisht në tubimet zyrtare të komunitetit bullgar në Austri. Dy muzikantët thonë se çdo ftesë për një koncert në vendlindjen e tyre është gjithmonë e mirëseardhur për ta, por me pikëllim ndajnë se tashmë kanë kaluar apogjeun në karrierën e tyre krijuese dhe publiku bullgar nuk ka pasur mundësi t'i shohë në skenë. Së fundmi ata morën pjesë në një koncert grupor “Muzikë në portrete” organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR), ku ishin solistë dhe prezantuan një pjesë të repertorit të tyre së bashku me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR:

“I jemi shumë mirënjohës për këtë ftesë, për vëmendjen,  për besimin dhe për mundësinë që të jemi bashkë në të njëjtën skenë me  profesionistë të tillë të muzikës popullore si muzikantët e Orkestrës së  Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Disa prej tyre janë edhe miqtë  tanë që nga Shkolla e Muzikës në Kotell. Unë, kur jam vetëm, automatikisht  fillon të tingëllojë një melodi në mendjen time dhe e interpretoj me zë të  lartë. Muzika është një gjë vërtet e bukur.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/TRAYANAFOLK, Facebook/BNR.FolkOrchestra
Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e parë nga albumi i ardhshëm debutues i Bojan, i cili na tregoi se si lindi ideja: "Po këndoja..
Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reKoncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej..
