Ndonëse prej më shumë se 20 vitesh Magdalena Todorova Karamitevajeton me familjen jashtë vendit, kënga popullore bullgare e shoqëron kudo. Ajo është autore e dhjetëra teksteve, të cilat i shndërron në këngë, së bashku me bashkëshortin e saj - fyelltarin Dimitër Karamitev nga Stara Zagora. Vetë Magdalena e gëzon vazhdimisht publikun me tingëllimin autentik folklorik të këngëve, me zërin e saj të ngrohtë dhe me mesazhet që përcjell nga skena.

Magdalena Todorova Karamiteva mbaroi Shkollën e Mesme të Muzikës në qytetin Kotell, ku mësoi këngën popullore dhe më pas u diplomua në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura në Plovdiv. Për veten ajo thotë se me këngën është lidhur që nga fëmijëria, madje tani kënga popullore është pjesë e përditshmërisë së saj në Vjenë, ku jeton prej më shumë se 20 vitesh.
“Linda në qytetin Pomorie dhe aty dëgjohet muzika e krahinave të ndryshme folklorike, e rajonit të malit Stranxh, e Trakisë, edhe muzika e Dobruxhës. Doja të merresha me muzikën popullore, kjo ishte ëndrra ime, përndryshe nuk i kam vënë vetes synime specifike. Kur isha ende student në Akademinë e Muzikës në Plovdiv, lindi ideja për të bërë një album solo me kolegët dhe miqtë e mi. Ata ishin të të njëjtit mendim si bashkëshorti im Dimitër Karamitev, i cili ishte gjithashtu student në atë kohë. Megjithatë, pasi mbaruam arsimin tonë të lartë, na u desh të vazhdonim të luftonim me jetën me familjen tonë, dhe kështu karriera jonë mori një vend të dytë. Ne u diplomuam në vitin 2000 dhe pastaj shkuam në Austri. Burri im vajti fillimisht atje dhe më vonë unë dhe fëmija ynë i parë, Maria.”

Vjena është një qytet i muzikës, por nuk ofron shumë mundësi që një këngëtare popullore si Magdalena Karamiteva të performojë. Këngët popullore bullgare nuk mund t'i prezantohen publikut gjermanisht në përkthim dhe ky kufi nuk mund të kapërcehet, qoftë edhe me shumë talent dhe punë të palodhur nga ana e interpretuesit. Megjithatë, këngëtarja kishte një sërë paraqitjesh me këngën bullgare edhe në Vjenë. Ajo merrte pjesë në koncerte grupore dhe shfaqje teatrale, ku prezantonte Bullgarinë para publikut të huaj.
Magdalena dhe Dimitër Karamitevi janë të njohur për të gjithë komunitetin bullgar në Vjenë, pasi marrin pjesë rregullisht në tubimet zyrtare të komunitetit bullgar në Austri. Dy muzikantët thonë se çdo ftesë për një koncert në vendlindjen e tyre është gjithmonë e mirëseardhur për ta, por me pikëllim ndajnë se tashmë kanë kaluar apogjeun në karrierën e tyre krijuese dhe publiku bullgar nuk ka pasur mundësi t'i shohë në skenë. Së fundmi ata morën pjesë në një koncert grupor “Muzikë në portrete” organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR), ku ishin solistë dhe prezantuan një pjesë të repertorit të tyre së bashku me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR:

“I jemi shumë mirënjohës për këtë ftesë, për vëmendjen, për besimin dhe për mundësinë që të jemi bashkë në të njëjtën skenë me profesionistë të tillë të muzikës popullore si muzikantët e Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Disa prej tyre janë edhe miqtë tanë që nga Shkolla e Muzikës në Kotell. Unë, kur jam vetëm, automatikisht fillon të tingëllojë një melodi në mendjen time dhe e interpretoj me zë të lartë. Muzika është një gjë vërtet e bukur.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/TRAYANAFOLK, Facebook/BNR.FolkOrchestra
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej..
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një..