2023 është edhe një vit në të cilin korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit mbetet i fshehur, pasi procedimet penale të zhvilluara nuk pasqyrojnë gjendjen e vërtetë të korrupsionit në sektorin publik, thuhet në një nga konkluzionet në Raportin Vjetor të Monitorimit të Fondit Kundër Korrupsionit kushtuar kësaj teme. Nga dokumenti del qartë se në vitin kur Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshevt iu ndërpre mandati i parakohshëm dhe zëvendësi i tij Borisllav Sarafov zuri vendin e tij, nuk ka pasur asnjë aktgjykim për 57 hetimet kryesore që po ndiqen.
“Veprimtaria e prokurorisë po ngadalësohet gjithnjë e më shumë, jo se ka pasur ndonjë aktivitet të veçantë në vitet e mëparshme. Aty ku kishte, më tepër ishte drejtuar kundër figurave të caktuara politike që u sulmuan me metodat e represionit kriminal”, komentoi për BNR Andrej Jankullov, një nga autorët e raportit.
“Një vit abstenim i plotë i prokurorisë për të hetuar korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit” – kështu përmbledh veprimtarinë e prokurorisë përfaqësuesi i Fondit Kundër Korrupsionit.Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev. Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare i dorëzuan tashmë presidentit, parlamentit..
Iluminizmi është një kategori shpirtërore unike, gjithëbullgare - një fjalë që ka mbledhur në vetvete mençurinë dhe forcën shpirtërore të popullit tonë, përpjekjet shekullore për përparim dhe liri, tha Presidenti Rumen Radev në një ceremoni me rastin e..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka të drejtë sipas Kodit Zgjedhor të korrigjojë rezultatet e votimit për shkak të gabimeve në numërimin e votave dhe plotësimin e protokolleve të gjetura në vëzhgimin me video, tha zëvendëskryetarja e KQZ-së,..
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter tronditi gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës,..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..
Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin..