2023 është edhe një vit në të cilin korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit mbetet i fshehur, pasi procedimet penale të zhvilluara nuk pasqyrojnë gjendjen e vërtetë të korrupsionit në sektorin publik, thuhet në një nga konkluzionet në Raportin Vjetor të Monitorimit të Fondit Kundër Korrupsionit kushtuar kësaj teme. Nga dokumenti del qartë se në vitin kur Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshevt iu ndërpre mandati i parakohshëm dhe zëvendësi i tij Borisllav Sarafov zuri vendin e tij, nuk ka pasur asnjë aktgjykim për 57 hetimet kryesore që po ndiqen.
“Veprimtaria e prokurorisë po ngadalësohet gjithnjë e më shumë, jo se ka pasur ndonjë aktivitet të veçantë në vitet e mëparshme. Aty ku kishte, më tepër ishte drejtuar kundër figurave të caktuara politike që u sulmuan me metodat e represionit kriminal”, komentoi për BNR Andrej Jankullov, një nga autorët e raportit.
“Një vit abstenim i plotë i prokurorisë për të hetuar korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit” – kështu përmbledh veprimtarinë e prokurorisë përfaqësuesi i Fondit Kundër Korrupsionit.Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për financimin e një projekti investimi “Modernizimi dhe rehabilitimi i hidrocentralit elektrik “Çaira”...
U bëjmë thirrje politikanëve për vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv, sepse është në dorën e tyre që të formojnë një qeveri të rregullt dhe të qëndrueshme, çka e dëshirojmë të gjithë, deklaroi në fillim të mbledhjes së qeverisë në detyrë..
Ende nuk kemi përgjigje nga ndonjë parti politike për propozimin që në Legjislaturën e re të 51-të të Kuvendit Popullor të ketë një kordon sanitar rreth "DPS - Fillimi i Ri", tha për "Nova Tv" bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill..
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter tronditi gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës,..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..
Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin..