2023 është edhe një vit në të cilin korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit mbetet i fshehur, pasi procedimet penale të zhvilluara nuk pasqyrojnë gjendjen e vërtetë të korrupsionit në sektorin publik, thuhet në një nga konkluzionet në Raportin Vjetor të Monitorimit të Fondit Kundër Korrupsionit kushtuar kësaj teme. Nga dokumenti del qartë se në vitin kur Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshevt iu ndërpre mandati i parakohshëm dhe zëvendësi i tij Borisllav Sarafov zuri vendin e tij, nuk ka pasur asnjë aktgjykim për 57 hetimet kryesore që po ndiqen.
“Veprimtaria e prokurorisë po ngadalësohet gjithnjë e më shumë, jo se ka pasur ndonjë aktivitet të veçantë në vitet e mëparshme. Aty ku kishte, më tepër ishte drejtuar kundër figurave të caktuara politike që u sulmuan me metodat e represionit kriminal”, komentoi për BNR Andrej Jankullov, një nga autorët e raportit.
“Një vit abstenim i plotë i prokurorisë për të hetuar korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit” – kështu përmbledh veprimtarinë e prokurorisë përfaqësuesi i Fondit Kundër Korrupsionit.Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë"..
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në fund të shtatorit, në parlament do të hynin 7 parti politike, sipas një studimi të “Alpha Research”. GERB ka 23.9% mbështetje. Pas tyre renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) me 14,4..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e..