Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U bllokua një faqe që ka komunikuar me grupe të krimit të organizuar

Foto: Ministère de l'Intérieur

Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar mori pjesë në një operacion ndërkombëtar të drejtuar nga autoritetet franceze, ku u bllokua një faqe e cilësuar si kanal komunikimi i grupeve të organizuara kriminale, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Hetimi ndërkombëtar përfshin edhe pjesëmarrjen e strukturave të specializuara nga Gjermania, Lituania, Holanda dhe Hungaria. Është kundër platformës coco.gg dhe filloi në dhjetor 2023, pasi u konstatua se nga 1 janari 2021 deri më 7 maj 2024, janë nisur më shumë se 23 000 procedime ligjore në lidhje me të dhe më 25 qershor, faqja është bllokuar. Sipas informacioneve të hetuesve, ajo është përdorur si një kanal komunikimi midis grupeve të organizuara në kryerjen e një game të gjerë krimesh - pornografi me fëmijë, prostitucion, trafik droge, pastrim parash, konspiracion kriminal, sulme dhe madje vrasje. Viktimat besohet të jenë mbi 480. Puna e ekipit ndërkombëtar për rastin po vazhdon.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fluturimet e avionit të ri F-16 filluan

Avioni i ri trajnues luftarak bullgar F-16 Block 70, i cili mbërriti në Bazën e Tretë Ajrore pranë fshatit Graf Ignatievo më 2 prill, kreu fluturimin e parë të procedurave në vend për pranimin e avionit luftarak shumëfunksional nga forcat ajrore,..

botuar më 25-05-29 12.28.MD

Ministria e Bujqësisë njoftoi se pret një korrje të mirë të grurit

Ne presim një korrje të mirë të grurit cilësor, i cili do të sigurojë kërkesën e brendshme dhe eksportet pas korrjes. Rreth 90% e të korrave janë në gjendje të mirë dhe shumë të mirë, njoftoi zëvendësministri i bujqësisë dhe ushqimit, Janisllav..

botuar më 25-05-29 11.03.PD

Nuk ka kandidatë të shërbejnë në ushtri

21.8% e stafit ushtarak në ushtri është i paplotësuar, pavarësisht masave të ndërmarra në fund të vitit 2024, thuhet në Raportin mbi Statusin e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Bullgarisë. Dokumenti u pranua për informacion nga komisioni..

botuar më 25-05-29 9.06.PD