Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar mori pjesë në një operacion ndërkombëtar të drejtuar nga autoritetet franceze, ku u bllokua një faqe e cilësuar si kanal komunikimi i grupeve të organizuara kriminale, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Hetimi ndërkombëtar përfshin edhe pjesëmarrjen e strukturave të specializuara nga Gjermania, Lituania, Holanda dhe Hungaria. Është kundër platformës coco.gg dhe filloi në dhjetor 2023, pasi u konstatua se nga 1 janari 2021 deri më 7 maj 2024, janë nisur më shumë se 23 000 procedime ligjore në lidhje me të dhe më 25 qershor, faqja është bllokuar. Sipas informacioneve të hetuesve, ajo është përdorur si një kanal komunikimi midis grupeve të organizuara në kryerjen e një game të gjerë krimesh - pornografi me fëmijë, prostitucion, trafik droge, pastrim parash, konspiracion kriminal, sulme dhe madje vrasje. Viktimat besohet të jenë mbi 480. Puna e ekipit ndërkombëtar për rastin po vazhdon.Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..