Në qëndrimin me të cilin Bullgaria shkon në samitin e NATO-së, thuhet se vendi ynë mund t'i japë Ukrainës 80 milionë euro.Këtë e bëri të ditur në margjinat e Kuvendit Popullor, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Megjithatë, ai saktësoi se kjo ose çdo shumë tjetër mund të bëhet fakt vetëm pasi të votohet nga parlamenti.Gllavçev nuk dashi të specifikojë se për çfarë saktësisht do të sigurohet kjo shumë.Kujtojmë se më herët sot kreu i GERB-it Bojko Borisov deklaroi se Bullgaria nuk do t'i japë Ukrainës para në dorë.Bashkëkryetari i DPS Deljan Peevski shpjegoi se nuk ka kontradikta në deklaratat e Gllavçevit dhe Borisovit: "Këto para nuk do t'i jepen drejtpërdrejt nga vendi ynë Ukrainës, por do të zbriten nga shumat që merr Bullgaria për armatimin i dhënë Kievit”.
"Qëllimi ynë kryesor është të mbrojmë interesat tona kombëtare si aleat në NATO", vuri në dukje Gllavçev në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë në samit.
Gllavçev para mediave përshëndeti propozimet e bëra në sallën plenare të Kuvendit Popullor, që Bullgaria të jetë ndërmjetëse në negociatat paqësore apo iniciativat paqësore.Megjithatë, e vetmja gjë që duhet theksuar është se këto negociata për paqe duhet të jenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, theksoi Gllavçev.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..