11 fëmijë bullgarë ishin ndër fatlumët që morën mundësinë e jashtëzakonshme për të qenë “hajmali” e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në Evropë. Më 9 korrik, 10 djem dhe një vajzë nga Bullgaria dolën në fushën e stadiumit “Allianz Arena” të Munihut me lojtarët e ekipit spanjoll. Ata e sollën “La Furia” në gjysmëfinalen e UEFA EURO 2024.
Nisma është pjesë e programit ndërkombëtar të një prej sponsorëve të turneut. Falë saj, gjithsej 1100 fëmijë nga Evropa mund të ndiejnë botën emocionuese të futbollit europian jashtë ekranit të vogël. Përpara se të merrnin pjesë në eventin më të madh të futbollit këtë verë, fëmijët patën turne argëtuese dhe edukative në Bavari, raportojnë BGNES dhe OFFNews. Bullgarët i sollën fat ekipit spanjoll, i cili u kualifikua në finale duke mundur Francën me rezultat 2:1.Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).
Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..
Kombëtarja bullgare fitoi titullin e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit për meshkuj nën 20 vjeç, i cili u mbajt në Varniaçka Banja të Serbisë. Në finale volejbollistët bullgarë mundën vendasit me rezultat 3:1 (25:17, 22:25, 25:23, 25:21). Të..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e..