11 fëmijë bullgarë ishin ndër fatlumët që morën mundësinë e jashtëzakonshme për të qenë “hajmali” e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në Evropë. Më 9 korrik, 10 djem dhe një vajzë nga Bullgaria dolën në fushën e stadiumit “Allianz Arena” të Munihut me lojtarët e ekipit spanjoll. Ata e sollën “La Furia” në gjysmëfinalen e UEFA EURO 2024.
Nisma është pjesë e programit ndërkombëtar të një prej sponsorëve të turneut. Falë saj, gjithsej 1100 fëmijë nga Evropa mund të ndiejnë botën emocionuese të futbollit europian jashtë ekranit të vogël. Përpara se të merrnin pjesë në eventin më të madh të futbollit këtë verë, fëmijët patën turne argëtuese dhe edukative në Bavari, raportojnë BGNES dhe OFFNews. Bullgarët i sollën fat ekipit spanjoll, i cili u kualifikua në finale duke mundur Francën me rezultat 2:1.Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..