Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në Qytetin Shkëmbor të Shenjtë të Trakëve?"
Gjatë sezonit aktual turistik, vizitorët në Perperikon do të mund të shohin edhe rezultatet e dy projekteve evropiane, falë të cilave tabelat informuese dygjuhëshe tregojnë për çdo cep të zbuluar. Lëvizja bëhet në rampa të ndërtuara, të cilat sigurojnë një pamje më të mirë dhe më të plotë të zonës turistike.
Lexoni më shumë për disa nga zbulimet arkeologjike në Perperikon:
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..
Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..