Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në  vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve  dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur  kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes shëndetësore të fëmijëve  të moshave shkollore (HBSC). Në këtë  drejtim, Bullgaria është “e paarritshme” krahasuar me vendet e Evropës dhe  Kanadasë, ku treguesi mesatar është nga 1% deri në 3% për këtë grupmoshë. Sipas  analistëve, tendenca shqetësuese po thellohet. Për të mos përmendur se nuk  është hera e parë që fëmijët bullgarë bien në renditje kaq të pakënaqur.

Marrëdhëniet në shtëpi dhe shoqëria që neglizhon edukimin e adoleshentëve janë shkaqet më të përmendura. Psikologia e fëmijëve Dimitrina Prodanova pohon se çdo ditë bisedon me adoleshentë, të cilët realisht përdorin, ndonjëherë edhe abuzojnë me substanca të tilla. Por në të njëjtën kohë, në kabinetin e saj vijnë shumë fëmijë të talentuar, të edukuar, të cilët ndajnë se ndihen të tjetërsuar nga shoqëria dhe e ashtuquajtura kulturë turbofolk, e cila nuk është vetëm një stil muzikor, por një model sjelljeje:

“Nëse bëni një sondazh se për çfarë ëndërrojnë 11 deri në 14-vjeçarët në  vendin tonë, djemtë do t'ju thonë se duan të bëhen gamers, dhe vajzat -  kryesisht influencers. Dhe çfarë kanë në kokat e tyre? "Dua të jem  popullor dhe të fitoj para nëse është e mundur pa punuar". Dhe ata janë të  mërzitur në shkollë sepse nuk u ofrohet  asgjë për të stimuluar trurin e tyre të zgjuar. Ata kanë nevojë për një  përditësim në mënyrën e paraqitjes së informacionit. Çfarë ndodh me një  11-vjeçar nëse përballet me një mësues, që nuk ia paraqet materialin në mënyrë  adekuate? Motivimi bie totalisht” - thotë Dimitrina Prodanova.
Sigurisht, mediat sociale kanë fjalën e tyre. Qëndrimi me orë të tëra para ekraneve nuk mund të mos ndikojë në psikikën dhe sjelljen e fëmijëve. Prandaj, adoleshentët kërkojnë emocione gjithnjë e më të ndritshme dhe përjetime të reja:

"Kohët e fundit u shfaq, termi "padurim njohës". Fëmijët tanë janë fëmijë të kulturës TikTok. Diçka duhet të ndodhë  brenda 10 sekondave dhe ata janë në pritje të stimulimit të radhës, d.m.th.  truri i tyre, bashkë me teknologjitë në fjalë, të cilat hyjnë gjerësisht në  jetën e tyre, fillojnë të punojnë në frekuenca të tjera” - thotë Dimitrina  Prodanova.
Jashtë ekraneve, gjithçka është gri dhe e mërzitshme për ta. Por jo vetëm! Në rrënjë të motivimit të ulët është vetëvlerësimi i ulët, i cili mund të shkaktojë sjellje problematike ose përdorimin e substancave psikoaktive. Por nëse, që në një moshë të vogël fëmija inkurajohet të besojë në vetvete, të pëlqejë veten dhe të zhvillojë vetitë e forta dhe talentet e tij, këto statistika trishtuese nuk do të ekzistojnë, pohon psikologia. Sepse fëmijët kanë nevojë për durim dhe vëmendje, por prindërit janë gjithmonë në nxitim, gjithmonë të zënë dhe të shqetësuar, thekson Prodanova dhe shton:

“Është sikur prindërit bullgarë, në  masë, nuk mund të krijojnë një hapësirë për fëmijët e tyre, një hapësirë  paqeje dhe vetmie në të cilën ata të komunikojnë. Ndoshta shoqëritë e  tjera kanë një lloj tjetër kulture, një mënyrë krejtësisht të ndryshme  funksionimi. Dhe diçka tjetër: prindërit  në vendin tonë nuk e kanë këtë kulturë për t'u kujdesur për marrëdhënien me  partnerin. Është shumë e rëndësishme që nëna dhe babai i fëmijës të caktojnë  kohë dhe hapësirë vetëm për ata të dy, për të “karikuar bateritë e tyre”. Sepse  prindërit e lumtur kanë fëmijë të lumtur, kurse prindërit e qetë – fëmijë të  qetë” - tha në përfundim Dimitrina Prodanova.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..
 Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Vranësira
								Vranësira Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Reshje intensive
								Reshje intensive Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira
								Vranësira Vranësira
								Vranësira Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Reshje
								Reshje Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira
								VranësiraPër të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të..
