Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Pjesëmarrësit largohen me mbresa të bukura

13
Foto: Kostandina Bello

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare. Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë. 


Gjatë këtyre ditëve të nxehta korriku ata vizituan disa pika turistike në qarkun e Korçës. Destinacioni i parë ishte Pogradeci, një qytet mjaft i bukur turistik, me liqenin e pastër dhe Drilonin përallor pranë manastirit të Shën Naumit, që mban emrin e njërit prej nxënësve të famshëm të Shenjtorëve Kirill dhe Metodij i cili është varosur në kishën e manastirit. 

Voskopojë

Vizita tjetër ishte në fshatin turistik të Voskpojës i cili në sh. XVIII ishte një qytet i rëndësishëm kulturor, tregtar dhe politik jo vetëm në Ballkan por dhe më gjerë, me shtëpinë e parë botuese në Ballkan, institute arsimore dhe shumë kisha. Ai ka rëndësi për vendet e Ballkanit, sepse këtu u botua fjalori i katër gjuhëve ballkanike: Greqishte, Shqip, Bullgaisht dhe Arumanisht. 

qyteti i Korçës

Korça ishte destinacioni tjetër për pjesëmarrësit e Shkollës, qytet shumë i bukur i cili ka një histori mjaft të pasur, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Shkolla e Parë Shqipe, etj. Qyteti bashkë me rrethinat e tij u bë pjesë e Perandorisë bullgare në vitin 853 dhe u përfshi në njësinë administrative të emërtuar Kutmiçevica. Edhe sot në krahinën e Korçës ka fshatra ku jeton pakicë bullgare, që është ura lidhëse midis dy vendeve dhe popujve, që kanë qëndruar në fqinjësi të mirë shekuj me rradhë. 

Prof. Kirill Kirillov

Për dialektin arkaik që flasin edhe sot banorët e këtyre fshatrave, për veshjet dhe traditat e tyre foli prof. Kirill Kirillov nga Akademia e Shkencave të Bullgarisë. Prof. Kirillovi mbajti një leksion dhe për fjalët me origjinë shqiptare në gjuhën bullgare. 

Ceremonia e ndarjes së çertifikatave

Më datën 24 Korrik u organizua dhe ceremonia e mbylljes dhe ndarjes së certifikatave për studentët dhe pjesëmarrësit në Shkollën Verore. Në këtë ceremoni të thjeshtë, por mjaft të bukur morrën pjesë dhe disa përfaqësues të  Universitetit të Veliko Tërnovos „Shenjtorët Kirill dhe Metodij“, Prof. Dr. Nikollaj Kënev, zv. Rektor, Prof. Dr. Vlladimir Vlladov, Prof. As. Dr. Daniella Tasevska dhe Dr. Miranda Bello. Prof. As. Dr. Raqi Bello dhe Prof. Dr. Nikollaj Kënev përshëndetën pjesëmarrësit dhe vunë theksin mbi rëndësinë që ka kjo shkollë për gjuhën dhe kulturën bullgare dhe falenderuan dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, për mbështetjen e saj dhe të fakultetit që drejton mësimet e bullgarishtes. Fjalë falenderuese shkuan edhe për Departamentin e Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, pjesë e të cilit është edhe kjo gjuhë.


Pjesa më e bukur e kësaj ceremonie ishte ndarja e certifikatave të gjuhës bullgare, të lëshuara nga Universiteti i Veliko Tërnovos, si dhe e dhuratave të vogla të përgatitura për ta. Pjesëmarrësit ndanë me njeri-tjetrin mbresat e bukura nga shkolla verore dhe shprehën dëshirën për t’u takuar sërish vitin tjetër.

Ndërkohë katër studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, pjesëmarrës të Shkollës Verore, në kuadër të bashkëpunimit me universitetet bullgare po vazhdojnë kursin e bullgarishtes në universitetet e Sofjes dhe Veliko Tërnovos. Kjo është një praktikë mjaft e mirë për studentët e FGJH-së.


Foto: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD

Në hap me kohën, Sinodi lëshon një aplikacion ortodoks për të rinjtë

Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..

botuar më 25-11-03 10.09.PD

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD