Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB do të negociojë me ITN, por nuk do të mbështesë një kabinet të rregullt

| rinovuar më 24-08-01 5.14.MD
Bojko Borisov
Foto: BTA

Lideri i GERB-SDS-së, Bojko Borisov, konfirmoi se koalicioni do të negociojë me partinë "Ka një popull të tillë" (ITN), e cila mori mandatin e tretë për formimin e qeverisë. Megjithatë, ai ka sqaruar se deputetët e tij nuk do të votojnë për një kabinet brenda këtij parlamenti.

“Ne kemi një program që do ta hedhim në tavolinë, tashmë kemi zhvilluar bisedime me ta në mandatin e parë. Besoj se këto biseda janë të dobishme, sepse do të na mësonin mençurinë për pas zgjedhjeve”, tha Bojko Borisov.

Me rastin e përfshirjes së emrit të kryetares së Kuvendit, Raja Nazarjan, nga bashkëkryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Deljan Peevski, për grusht shteti të gatshëm, lideri i partisë komentoi se kjo do të nënkuptonte një shumicë të re para zgjedhjeve dhe një GERB shumë të zemëruar.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare është ndër personat e specifikuar në amendamentet e Kushtetutës që mund të mbajnë postin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit në rast se nuk mund të zgjidhet një qeveri e rregullt.

Ndërkohë Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe ITN gjetën ngjashmëri në pikëpamjet dhe temat e konsultimeve të organizuara nga ITN me rastin e mandatit të tretë për formimin e qeverisë. "Kuptimi i përgjithshëm i një kabineti të rregullt po na udhëheq në bisedime, pasi nuk është normale të shkosh në zgjedhje të parakohshme parlamentare gjashtë herë në 3 vjet," tha Borisllav Gucanov, kryetar i grupit parlamentar të së majtës.

"Deri më sot, në total, tashmë kemi 66 përfaqësues të popullit, ose forcën e parë politike në këtë parlament që duan të punojnë menjëherë për shoqërinë," tha Stanisllav Ballabanov nga ITN. Ai rekomandoi liderët e tjerë politikë që në ditët në vijim të mendojnë më me përgjegjësi për të ardhmen.

“Në përgjithësi kemi të njëjtat synime për formimin e kabinetit, barra tani duket se bie mbi supet e “Po  e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” dhe GERB”, komentoi Toshko Jordanov, kryetar i grupit parlamentar të ITN.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 tetorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..

botuar më 25-10-23 7.40.MD
Rumen Radev

Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga shtrirja tyre strategjike gjeografike

“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..

botuar më 25-10-23 5.52.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov për kazusin me “Lukoil”:

Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..

botuar më 25-10-23 2.42.MD