Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë dhe arrijnë në vendet më të fshehura në zemrat tona - pikërisht në këndet e fshehta të dashurisë së pashpërblyer.
Fragmentet e zgjedhura të këngës popullore të krahinës së Pirinit "Unë po të shtrij ty" përshkruajnë emocionin e thellë të një gruaje vërtet të dashuruar dhe i japin individualitet projektit të përgjithshëm. Duke u mbështetur në tekstin folklorik, Atazar krijon një lloj rrugëtimi tingullor, të cilin jo rastësisht e plotësojnë zërat lirike të këngëtareve Bisera dhe Lidija. Me "Unë po të shtrij ty" ekipi dërgon një mesazh të sinqertë për këta dëgjues që do të ndjejnë dhe përjetojnë historitë e tyre personale.Kalina dhe Joana Andreevi janë marrë me muzikë gjithë jetën e tyre. Edhe pse kanë një arsimim muzikor klasik, si bija të këngëtares, dirigjentes dhe pedagoges vokale Neli Andreeva dhe dirigjentit, kompozitorit, aranzhuesit dhe instrumentistit..
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..
Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe..
Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet..