Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e Ajrit”. Veprimtaria organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe është pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Balonave “Në rrugën e zogjve” (Via Pontica).Sivjet motoja e festës është “Balonat në rrugën e zogjve”. Ideja është që të ndiqet rruga e zogjve përgjatë gjithë bregut bullgar të Detit të Zi, nga Sinemorec deri në Shablla.
Programi në të dyja ditët e vë theksin mbi demonstratat e klubeve ndërkombëtare të balonave, të cilët do të prezantojnë modelet e tyre unike. Do të ketë edhe mësime për fluturimin mjeshtëror të balonave sportive.
Foto: BNR - Burgas, BNRNë vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..
Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë..