Në Prokurorinë e qytetit të Sofjes tashmë është dorëzuar kallëzimi i djeshëm nga kandidatja për kryeministre të përkohshme, Gorica Grënçarova-Kozhareva, për presionin që i është bërë gjatë punës së saj mbi projektin për qeverinë e përkohshme. Një prokuror mbikëqyrës u zgjodh sipas parimit të rastësisë. Ai duhet të vlerësojë nëse ka prova për një krim të kryer, raportoi gazetarja e BNR Sillvija Velikova.
Të hënën, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e kabinetit të saj të propozuar, për shkak të pranisë së ministrit aktual të brendshëm Kalin Stojanov në të, ajo tha se do të paraqiste një raport të tillë në Prokurori, por nuk dha detaje.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..