Ekziston një kanal për transferimin e punëtorëve në Evropën Perëndimore, tha nënkryetari i Shoqatës Bullgare të Hotelerisë dhe Restoranteve Veselin Nallbantov. Hotelet përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi raportuan se punëtorët sezonalë nga Nepali dhe Sri Lanka janë larguar nga vendet e tyre të punës, ku ishin akomoduar me viza pune. Sipas Nallbantov, punëtorët e nivelit të ulët, si larëset dhe pastruesit, të cilët nuk kanë arsim dhe nuk flasin anglisht, e përdorin Bullgarinë si trampolinë.
“Ata që ikën po i hedhin pasaportat. Ndoshta u është thënë se nuk duhet të kenë dokumente sepse kanali është i paligjshëm, ose kanë dokumente të dyfishta”, ka shprehur dyshimet e tij Nalbantov për Nova TV. “Agjencia e punësimit duhet t’i gjejë menjëherë dhe t’i vendosë një vulë të zezë”, kërkoi ai, duke saktësuar se të arratisurit kanë viza Shengen.Në fillim të korrjes, Zëvendës Ministri i Bujqësisë Janisllav Jançev parashikoi se pritet grurë me cilësi të mirë. Vendi mban pozicione të qëndrueshme si prodhues drithërash. Tregu vendas është i siguruar dhe ekziston edhe mundësia për eksport...
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime lëkure, bizhuterie etj. Ato kërkojnë jo vetëm shkathtësi dhe imagjinatë, por edhe një lidhje të thellë..
Bashkia e Sofjes ka kërkuar që tendat përpara ndërtesës së administratës presidenciale, të cilat u ngritën atje gjatë protestës së partisë Vëzrazhdane kundër futjes së euros, të hiqen. Bashkia deklaroi se nuk është dhënë leje për kampin e tendave...
Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..
“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook..