Ditën e shtunë pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe kryesisht në zonat malore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë mesatare nga veri-verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 27° dhe 32°, në Sofje rreth 27°.
Në zonat malore vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima, më të theksuara në orët e pasdites. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë 19°, në 2000 metra - rreth 12°.
Do të ketë reshje shiu përgjatë Detit të Zi, me sasi të konsiderueshme në bregdetin jugor. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 24 deri në 27 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.
Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të premten, më 13 shtator, në Sofje, si konstruktiv dhe të sinqertë në një atmosferë miqësore...
Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në..
Në hapjen e vitit shkollor në Shkollën e Mesme të kryeqytetit “Albert Ainshtain”, presidenti Rumen Radev u bëri thirrje nxënësve që të jenë “krijues të vërtetë” të “së nesërmes” së tyre. Në urimin e tij për Vitin e Ri Shkollor, kreu i shtetit u uroi..
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...