Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të lumenjve Çepellarska, Vëça, Stara dhe Çepinska, ju mund të ngjiteni në mal ose të zbrisni në Trakinë e sheshtë. Në këtë vend kufitar për reliefin gjeografik është i ngulitur qyteti Kriçim.
Princi i ri bullgar Ferdinand, i cili qëndroi në krye të vendit për 31 vjet në fund të shekullit të XIX-të dhe në fillim të shekullit të XX-të, ishte i magjepsur nga lugina e lumit Vëça dhe kërkoi të ndërtonte një shtëpizë personale gjuetie pranë saj.Pronarët vendas nuk ishin të gatshëm t'i shisnin tokën e tyre kurorës. Në fillim të shekullit të kaluar, pylltari Konstantin Batkushev, i diplomuar në Gjermani, e drejtoi sundimtarin te prona e ish-sulltanit afër fshatit të Plovdivit, Kurtovo Konare. Pranë qytetit Kriçim kishte pyje shekullore dushku dhe pyje të shumta bregore. I impresionuar nga natyra e egër, Princi Ferdinand bleu tokat përreth dhe në vitin 1901 krijoi Pallatin e Gjuetisë "Kriçim".
Në vitin 1905, sipas projektit të arkitektit Georgi Fingov, përfundoi ndërtimi i "Shtëpisë Austriake" - një shtëpizë e vogël gjuetie me dhoma shërbimi. Pallati i gjuetisë u zmadhua më vonë pranë tij.Parku gradualisht u ripyllëzuar dhe u zgjerua. Sundimtari e plotësoi pasurinë shtazore duke importuar gjela të egër dhe drerë.
Në kohën e Mbretit Boris III, drerët dhe kaprojtë të lirë arrinin në 150. Në pranverë, tufat rriteshin me 50-60 kafshë.
Fillimisht, rezidenca në Kriçim ishte njëkatëshe. Pas vitit 1930, kur Mbreti Boris III u martua me Xhoanën Savojëska me dëshirën e saj rezidenca u rinovua dhe u zmadhua. Për pamjen përfundimtare të ndërtesës kontributin e vet dha arkitekti Jordan Sevov. Ndërtesa e rinovuar është jashtëzakonisht funksionale, pasi disa shohin në të romantizmin dhe modernizmin bullgar.
Me trofetë e shumtë, pjesa e brendshme, veçanërisht në korridore, thekson karakterin gjuetar të godinës. Gjithçkaështë bërë në stilin modern Art Deco të pas Luftës së Parë Botërore. Për fat të mirë, shumica e mobileve, rregullimi i brendshëm, pikturat dhe madje edhe enët janë të ruajtur.
Në pjesën “hotel”, të destinuar për gjuetarët vizitorë, atmosfera është spartane, por mbulon nevojat e mysafirëve jo modest. Në mes janë dhomat e përbashkëta - dhomë ngrënie, sallon për duhan-pirjen, sallon me oxhak. Në krahun mbretëror, njëra mbi tjetrën, janë apartamentet e mbretit dhe mbretëreshës. Kabineti dhe hapësira personale e Mbretit Boris III janë ruajtur plotësisht. Kështu, pallati në Kriçim dëshmon ende për jetën dhe personalitetin e mbretit të fundit bullgar.
Një pjesë е pandarë e pallatit në Kriçim është parku i gjerë dhe i mirëmbajtur. Nëse e keni parë tashmë pallatin, mund të merrni një biletë vetëm për një shëtitje në park. Vizita e këtij kopshti anglez prej 300 hektarësh me rreth 300 lloje bimësh ofron një peizazh të larmishëm lisash dhe rrapesh, plepash të bardhë mbi 200 vjeç. Janë të kultivuar magnolia, druri i kuq, kedrat, bambutë, specie të rralla si pema e Lyrës dhe druri i hekurit. Në serrën e rezidencës rriten shumë bimë ekzotike për Bullgarinë.
Dikur parku kishte një shëtitore qendrore. Sot ofron një turne rrethor rreth një shatërvani me një kopsht shkëmbor deri në një liqen romantik me zambakë uji. Fëmijët mbretërorë Princi Simeon dhe Princesha Maria-Luiza pëlqenin të luanin në park. Për ta vendi ishte një “Shkollë e Gjelbër” e vërtetë. Pishina e vogël për tu larë në verë është një dëshmi e atyre kohërave.
Duke shëtitur në Pallatin Kriçim, do të kuptoni se edhe udhëheqja shtetërore e Bullgarisë pas vitit 1946 pëlqente të pushonte dhe të gjuante në mesin e trashëgimisë mbretërore. Indira Gandi, Ho Shi Min, Shahu i Iranit Reza Pahlavi, udhëheqësi i Jugosllavisë Josip Tito, Fidel Kastro, madje edhe kozmonauti i parë Jurij Gagarin kanë vizituar këtë vend përfaqësues dhe ikonik.
Sot e gjithë pasuria e parkut dhe pallatit janë të arritshme për qytetarët. Kombinimi i natyrës, historisë dhe mundësive rekreative janë joshëse.Është një ide e mirë të caktoni paraprakisht një ditë për vizitë në faqen e internetit të Fermës Shtetërore të Gjuetisë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivo Ivanov
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..