Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e një sezoni të ri. Para kësaj, më 16 shtator, Bashkia e qytetit Burgas dhe “Mary Boys Band” na ftojnë në një koncert festiv në Ditën e Parë të Shkollës, i cili gjithashtu titullohet "Vera po shkon, vjeshta po vjen".
“Dita e parë e shkollës është e rëndësishme për ne përderisa jemi nxënës dhe prindër të nxënësve. E duam gjithë jetën, sepse e lidhim me tufën e larmishme të fëmijëve që ecin në rrugën e ndritur të dijes, vërshojnë qytetin me zhurmë e hare, të shoqëruar nga të afërm e miq... Ne duam të mblidhemi të gjithë së bashku! Le të festojmë fillimin e Vitit të Ri Shkollor me këngët e preferuara nga kjo tufë e larme!”- shkroi Meri në profilin e saj në Facebook në lidhje me koncertin e 16 shtatorit në Burgas.
Përveç hiteve të tyre, të cilat janë aq të shumta sa nuk ka sesi t'i përfshijnë të gjithë në një koncert, në shfaqjet tash e tutje muzikantët e grupit do të prezantojnë edhe dy këngë të reja që u krijuan pas një pauze 6-vjeçare - "Përshëndetje" dhe "Peizazhi me ngjyra". Udhëheqësja e grupit dhe autore kryesore e muzikës dhe teksteve të këngëve - Maria Mutafçieva – Mari i thotë:
“Më në fund u ulëm dhe shkruam një këngë verore! Megjithatë, me gjithë koncertet dhe udhëtimet, ajo doli në mes të verës dhe pothuajse në fund të saj. Prandaj thamë me vete - pra çfarë, do të shkruajmë një tjetër këngë verore pastaj! Kështu që shumë shpejt prisni një tjetër këngë verore nga Mary Boys Band. Vera nuk do të ndalet fare!"
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: YouTube / Mary Boys Band, Facebook / Mary Boys BandTamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..
Violinisti Svetlin Rusev – një nga instrumentistët më të shquar për momentin në mbarë botën, një artist karizmatik me një inteligjencë për t’u admiruar,..
Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës..