Bullgaria mund të humbasë 63 milionë euro nga mjetet evropiane të ndara falas për blerjen e pajisjeve teknike për kontrollin kufitar, të nevojshme për anëtarësimin tonë të plotë në zonën Shengen. Kështu ka paralajmëruar deputeti i PP-DB-së, Martin Dimitrov. Sipas tij, qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit i ka shënuar një autogol Bullgarisë.
“Për shkak të Shengenit, Bullgaria duhej të blinte skanerë të veçantë për një kontroll më të mirë të kufirit. Kishte një kërkesë për të shpallur një prokurim publik, por prokurimi publik u ndërpre dhe u zgjodh një kompani e caktuar me arsyetimin se meqenëse bëhet fjalë për veprimtari hetimore, ka mundësi për një mënyrë të tillë veprimi. Ky është një gabim i madh, sepse të gjithë ata që nuk e duan Shengenin tokësor të Bullgarisë, tani kanë një arsye formale për të kërkuar shtyrjen e tij”, komentoi Dimitrov. “Fakti që Bullgaria anuloi një prokurim publik dhe filloi negociata të drejtpërdrejta dhe të fshehta me një kompani të panjohur tashmë po dëgjohet në Bruksel dhe po shkakton tensione serioze”, tha eurodeputeti Radan Kënev.Dy vendet tona kanë një rol të rëndësishëm në lidhjen midis Evropës dhe Azisë përmes Korridorit të Transportit Trans-Kaspik. Kjo u deklarua në Tashkent nga Presidenti Rumen Radev gjatë bisedimeve plenare midis delegacioneve të Bullgarisë dhe..
Bullgaria mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Rruga Evropiane e Trashëgimisë së Kripës”. Iniciativa u mbajt nga 5 deri më 8 qershor në Minierën Wieliczka pranë Krakovit në Poloni, njoftoi Instituti Kombëtar Arkeologjik me Muze i Akademisë Bullgare të..
Autostrada e ardhshme Rilla nga pika kufitare Gjueshevo deri në Dupnica do të kushtojë rreth 1.5 miliardë euro. Kjo u tha në një takim pune te guvernatori i rajonit Kjustendill me ekspertë, deputetë dhe kryetarë bashkish të rrugës së ardhshme...
Konflikti ushtarak midis Izraelit dhe Iranit kërcënon sigurinë e të gjithë rajonit, tha Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov dhe shprehu shpresën..
Nuk ka ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për Bullgarinë pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, njoftoi Këshilli i Ministrave. Pas sulmeve..
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan..