Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV, e cila të kujton fort qytetin Hobbit nga filmi kult “The Lord of the Rings”, transmeton BNR Kërxhali. Në shtëpitë, jo më shumë se 20 metra katrorë, banonin familje të tëra. U gjetën enë gatimi, vegla. Mes shtëpive ka rrugë të ngushta.
Sipas arkeologëve, në shtëpi banonte pjesa e varfër e popullsisë së Perperikonit, të cilat në atë kohë numëronin rreth 5000 banorë. “Kjo nuk është aspak e vogël, sepse popullsia e Vjenës ishte e njëjtë në të njëjtën periudhë”, thekson prof. Nikollaj Ovçarov.
Në fund të shekullit të XIV-të, kryheshin varrime aty. Të dhënat janë se popullsia zvogëlohet ndjeshëm. Kjo ndoshta për shkak se Evropa u prek nga murtaja gjatë kësaj periudhe, besojnë arkeologët.
Lexoni më shumë për disa nga zbulimet arkeologjike në Perperikon:
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..