Ministri i punëve të brendshme, Atanas Illkov, e vlerësoi si serioze mbështetjen që Bullgaria merr për anëtarësimin e plotë në Shengen. Megjithatë, ai nuk u angazhua për një afat kohor nëse vendi ynë do të pranohet nga toka në Shengen deri në fund të mandatit të Komisionit aktual Evropian. Komisioni i ardhshëm Evropian duhet të marrë detyrën më 1 dhjetor. Illkov u tha gazetarëve në Luksemburg, ku mori pjesë në takimin e Këshillit të BE-së, se bisedoi me kolegun e tij austriak Gerhard Karner, vendi i të cilit vë veton për pranimin tonë në Shengen, por deri më tani nuk ka një qëndrim të caktuar nga Vjena. Këtë e njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel Angelina Piskova. “Kemi përmbushur atë që na kërkohet, si rritja e kapaciteteve të “Policisë Kufitare” me të gjitha pajisjet teknike, me të gjitha masat që aplikojmë për të luftuar grupet e organizuara kriminale që organizojnë trafikun e paligjshëm, ndërveprimi i mirë me Rumaninë, Austrinë dhe të gjitha vendet e tjera evropiane”, komentoi Illkov.
Lexoni më shumë:
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në..