Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur. Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër të konferencës shkencore ndërkombëtare “Ekonomia Agrare në Mbështetje të Bujqësisë”.
Në një intervistë për BNR, ai theksoi se zhvillimi i bujqësisë bullgare nuk është i njëjtë në degët e ndryshme. Për shembull, ka pasur arritje në disa sektorë, si prodhimi i drithërave dhe farave vajore. Por në sektorët e prodhimit të qumështit, mishit, perimeve dhe frutave, pjesa e tregut e prodhimit vendas nuk është në rritje, por në rënie dhe kjo i detyrohet faktit se subvencionet janë shkëputur nga prodhimi. Pas vitit 2007 dhe hyrjes në BE, subvencionet nuk kanë të bëjnë me prodhimin, por me sipërfaqet dhe subvencioni është i njëjtë për një njësi sipërfaqe për të gjithë prodhuesit. Sipas shkencëtarit, kjo çon në shtrembërim.
Eksperti bëri të ditur gjithashtu se jo më shumë se 50% e mishit të konsumuar në vend prodhohet në vend, ndërsa në anëtarët e vjetër të BE-së është mbi 90%.Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..
Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..
Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro...
Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat..