Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur. Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër të konferencës shkencore ndërkombëtare “Ekonomia Agrare në Mbështetje të Bujqësisë”.
Në një intervistë për BNR, ai theksoi se zhvillimi i bujqësisë bullgare nuk është i njëjtë në degët e ndryshme. Për shembull, ka pasur arritje në disa sektorë, si prodhimi i drithërave dhe farave vajore. Por në sektorët e prodhimit të qumështit, mishit, perimeve dhe frutave, pjesa e tregut e prodhimit vendas nuk është në rritje, por në rënie dhe kjo i detyrohet faktit se subvencionet janë shkëputur nga prodhimi. Pas vitit 2007 dhe hyrjes në BE, subvencionet nuk kanë të bëjnë me prodhimin, por me sipërfaqet dhe subvencioni është i njëjtë për një njësi sipërfaqe për të gjithë prodhuesit. Sipas shkencëtarit, kjo çon në shtrembërim.
Eksperti bëri të ditur gjithashtu se jo më shumë se 50% e mishit të konsumuar në vend prodhohet në vend, ndërsa në anëtarët e vjetër të BE-së është mbi 90%.Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, është shtyrë në Kuvend për vitin e ardhshëm. "Nëse nuk kemi një..