Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Foto: Pixabay

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti 0.01% për të kaluar barrierën e 4 për qind për të hyrë në parlament, ngriti çështjen e manipulimit të rezultateve zgjedhore. Në kërkim të së vërtetës, një ekip i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT), pasi shikoi qindra incizime të video monitorimit në seksionet e votimit, tregoi kuadro të anëtarëve të Komisionit Seksional Zjedhor që manipulojnë protokollet e votimit.

Stop kuadër - BNT

“Këtu çështja nuk i përket një apo një tjetër formacioni politik – theksoi për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) gazetarja Milena Kirova, e cila prezantoi atë që pa nga regjistrimet në një reportazh në televizionin publik. Partitë më të mëdha gjithashtu mund të preken nga “transferimi” i votave te një parti tjetër, ashtu siç u dëmtua edhe partia “Veliçie”. Këtu flasim për parime. Shoqëria tashmë ka një intolerancë të madhe për shkeljen e tyre, sepse ne po zhvillojmë vazhdimisht zgjedhje, çdo herë shpenzojmë më shumë se 700 milionë leva në zgjedhjet e parakohshme, dhe nëse i shtojmë shpenzimet e votimit të rregullt, 1 miliard, kjo nuk është një shumë e vogël, duke qenë se në Bullgari nuk ka as spital për fëmijë”.

Milena Kirova

Shanset për formimin e një qeverie të rregullt nga përfaqësimi politik në parlamentin e sapozgjedhur po zvogëlohen dhe duket se përsëri po i drejtohemi zgjedhjeve të parakohshme. Si forca e parë politike, GERB vendosi kushte kategorike që të mund të bënte kompromis vetëm për zgjedhjen e kryeministrit dhe vetëm në mandatin e parë. Sa i përket votimit, tashmë disa formacione politike kanë bërë deklarata për anulimin e tij. Meç dhe Aleanca për të Drejta dhe Liri janë deklaruar për anulim të plotë, ndërsa “Ka një popull të tillë” (ITN) këmbëngul për anulim të pjesshëm në seksionet ku janë konstatuar shkeljet. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) dhe “Vëzrazhdane” këmbëngulin për rinumërim, ndërsa GERB-i kërkon që së pari të zgjidhet kryetari i Kuvendit të sapozgjedhur Popullor dhe ai të jetë nga lista e tyre. Nga ana e tij, presidenti Rumen Radev njoftoi se më 11 nëntor do të mbledhë Kuvendin e 51-të. I pyetur nëse do të dërgonte sinjal në Gjykatën Kushtetuese, ai theksoi se veprimet e tij varen nga hapat që do të ndërmarrin partitë politike. Sipas Radevit, forcimi i parlamentarizmit është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e partive dhe besimi në parlament varet nga veprimet e tyre në mbështetje të ndershmërisë së votës.


Që të anulohen zgjedhjet duhen 48 nënshkrime të deputetëve bullgarë, por çështja është nëse nuk do të manipulohen edhe rezultatet në zgjedhjet e reja të njëpasnjëshme. Sepse rrënja e problemit mbetet. Në këtë kuptim, ish-ministri në detyrë i punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev bëri një pyetje interesante - pse krerët e zyrave rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme u detyruan të shkonin në pushim para zgjedhjeve, dhe më pas rezulton se "në këto rajone, një forcë politike ka rezultate të konsiderueshme”:

Ivan Demerxhiev

"Nëse vetë Asambleja Kombëtare është konstituuar në një mënyrë të mbrapshtë si rezultat i një mori krimesh dhe shkeljesh elektorale, nuk ka mundësi që shoqëria të ketë besim në punën e saj - vuri në dukje Demerxhiev në një intervistë për BNR. - Nuk ka asnjë mënyrë që shoqëria të ketë besim te njerëzit që vetë Kuvendi Popullor prej andej do të zgjedhë dhe do të emërojë në organet e tjera. Ne pamë në transmetim se si ndryshojnë rezultatet e votimit. Pamë dhe kuptuam se si llogaritet memoria flash e makinave. Kjo është vërtetuar qartë dhe duhet të ketë pasojat e saj. Duhet të ketë veprime të mëtejshme nga të gjitha institucionet që janë kompetente për të marrë qëndrim për këtë çështje. Jam i bindur se shumë nga këto praktika do të dënohen. Institucionet padyshim do të detyrohen të ndërmarrin veprime të caktuara, ose të paktën ato prej tyre që kanë ruajtur një pjesë të pavarësisë së tyre, sado e vogël që të jetë ajo.”

Sipas politologut Georgi Kirjakov, që nga zgjedhjet e para demokratike (1990) ka pasur raste të manipulimit të fletëvotimeve. Situata aktuale politike vë në rrezik demokracinë bullgare, paralajmëroi analisti dhe parashikoi se edhe nëse formohet një qeveri nga parlamenti i sapozgjedhur, ajo nuk do të jetë e përhershme:

Georgi Kirjakov

"Nëse ndërtohet një lloj mazhorance, ajo nuk do të jetë e qëndrueshme, do të jetë e përkohshme dhe do të ekzistojë derisa të ndryshojë situata politike. Dhe ndryshimi është nëse ka anulim, p.sh., nëse hyn në parlament "Veliçie" dhe pastaj të mendohet se çfarë do të bëhet, por nëse nuk ka ndryshim rrënjësor në situatën politike, do të ketë zgjedhje të pafund.”


Autor: Darina Grigorova /janë shfrytëzuar intervistat e Stefan Kunçevit, Snezhana Ivanovës dhe Georgi Nallbantovit, BNR-“Horizont”/

Foto: BGNES, BNT, arkiv personal, Pixabay

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD