Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në YouTube. "Sa e bukur je" u realizua që në vitin 2000, kur u përfshi në albumin e grupit "Vajza e akullit".
Vlladi Ampov - Grafa ndan: "Edhe një herë jeta më befasoi këndshëm. Kur dëgjova këngën në albumin e parë të D2, "Sa e bukur je" më preku me emocionin dhe bukurinë e saj të thellë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha mundësinë ta këndoja live në 25 vjetorin e grupit. Ishte kënaqësi dhe sfidë për mua të bëja leximin tim muzikor të këngës.”
Mitko Kërnev nga D2 shton: "Kur Grafa na tha se "Sa e bukur" është kënga e tij e preferuar, ftesa për ta interpretuar së bashku në përvjetorin tonë erdhi krejt natyrshëm. Vlladi ishte i shkëlqyer në paraqitjen e tij."
Ky bashkëpunim nuk u planifikua paraprakisht. Ai u frymëzua nga reagimet e publikut të koncertit, i cili pasi e dëgjoi këngën me frymë të ngulur shpërtheu në duartrokitje. Më pas D2 dhe Grafa vendosën t'i japin një jetë të re si një këngë e pavarur dhe një video.
Më shumë informacion për muzikantët ka në postimet e mëposhtme:
Redaktore: Diljana Traçev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@d2musiconlineNjëri nga muzikantët më të spikatur në përbërjen e Filarmonisë së Strasburgut është violisti bullgar Boris Tonkov. Një talent i dëshmuar, i cili mbaron Shkollën Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov” në Sofje si nxënës i legjendarit prof. Ognjan Stançev..
Gjithmonë duke ecur me kohën, por duke ruajtur stilin e tij karakteristik, Stenli prezanton këngën e tij më të fundit "Pushteti". Muzika u krijua së bashku me muzikantët e rinj nga Innerglow, Todor Kovaçev shkroi tekstin, Petër Zhelev bëri aranzhimin...
"Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave midis së kaluarës dhe së tashmes me këngë bullgare të përjetshme. Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov..
Adhuruesit e xhazit, si çdo vit, e presin me padurim në fillim të korrikut Festivalin Ndërkombëtar A to JazZ . Këtë vit ai do të zhvillohet nga data 3..
Verka Siderova, zëri i artë i Dobruxhës dhe i Bullgarisë, përfundoi udhën e saj tokësore në moshën 99-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e..
Krijimet e muzikantit të madh Dimitër Vëllçev për skenën bullgare, kinemanë, televizionin dhe në zhanret popullore, janë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe..