Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në YouTube. "Sa e bukur je" u realizua që në vitin 2000, kur u përfshi në albumin e grupit "Vajza e akullit".
Vlladi Ampov - Grafa ndan: "Edhe një herë jeta më befasoi këndshëm. Kur dëgjova këngën në albumin e parë të D2, "Sa e bukur je" më preku me emocionin dhe bukurinë e saj të thellë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha mundësinë ta këndoja live në 25 vjetorin e grupit. Ishte kënaqësi dhe sfidë për mua të bëja leximin tim muzikor të këngës.”
Mitko Kërnev nga D2 shton: "Kur Grafa na tha se "Sa e bukur" është kënga e tij e preferuar, ftesa për ta interpretuar së bashku në përvjetorin tonë erdhi krejt natyrshëm. Vlladi ishte i shkëlqyer në paraqitjen e tij."
Ky bashkëpunim nuk u planifikua paraprakisht. Ai u frymëzua nga reagimet e publikut të koncertit, i cili pasi e dëgjoi këngën me frymë të ngulur shpërtheu në duartrokitje. Më pas D2 dhe Grafa vendosën t'i japin një jetë të re si një këngë e pavarur dhe një video.
Më shumë informacion për muzikantët ka në postimet e mëposhtme:
Redaktore: Diljana Traçev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@d2musiconlinePak më shumë se një muaj pasi filluan të nxjerrin albumet e tyre në pllaka të gramafonit me "Vetëm për ty", grupi Mary Boys Band prezanton edhe "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" në vinil. Studio albumi i dytë i grupit, i cili tani del si një pllakë..
Më 1 korrik 1925, në orën 16:00, në Teatrin e Vjetër të qytetit Stara Zagora u ngrit perdja për shfaqjen e parë operistike jashtë kryeqytetit në Bullgari. "Gergana" nga Maestro Georgi Atanasov ishte zgjedhja e entuziastëve vendas ...
E presim muajin korrik me këngën me të njëjtin emër nga grupi P.I.F. E krijuar një dekadë më parë, "Korriku" edhe sot na sjell freskinë verore me lehtësinë e tingujve regae. Muzika dhe teksti janë të frontmenit të grupit, Dimo Stojanov. Edhe..
Më 1 korrik 1925, në orën 16:00, në Teatrin e Vjetër të qytetit Stara Zagora u ngrit perdja për shfaqjen e parë operistike jashtë kryeqytetit..
E presim muajin korrik me këngën me të njëjtin emër nga grupi P.I.F. E krijuar një dekadë më parë, "Korriku" edhe sot na sjell freskinë verore me..
Sonte në orën 20:00, në sheshin përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes, do të mbahet koncerti i Orkestrës legjendare të Duke..