Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Foto: YouTube/@d2musiconline

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në YouTube. "Sa e bukur je" u realizua që në vitin 2000, kur u përfshi në albumin e grupit "Vajza e akullit".

Vlladi Ampov - Grafa ndan: "Edhe një herë jeta më befasoi këndshëm. Kur dëgjova këngën në albumin e parë të D2, "Sa e bukur je" më preku me emocionin dhe bukurinë e saj të thellë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha mundësinë ta këndoja live në 25 vjetorin e grupit. Ishte kënaqësi dhe sfidë për mua të bëja leximin tim muzikor të këngës.”

Vlladi Ampov - Grafa

Mitko Kërnev nga D2 shton: "Kur Grafa na tha se "Sa e bukur" është kënga e tij e preferuar, ftesa për ta interpretuar së bashku në përvjetorin tonë erdhi krejt natyrshëm. Vlladi ishte i shkëlqyer në paraqitjen e tij."

Ky bashkëpunim nuk u planifikua paraprakisht. Ai u frymëzua nga reagimet e publikut të koncertit, i cili pasi e dëgjoi këngën me frymë të ngulur shpërtheu në duartrokitje. Më pas D2 dhe Grafa vendosën t'i japin një jetë të re si një këngë e pavarur dhe një video.

Më shumë informacion për muzikantët ka në postimet e mëposhtme:

Redaktore: Diljana Traçev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: YouTube/@d2musiconline


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fillimi apo fundi" – zgjedhja është e jona

Pllamen Bonev (De La Bona) hyn në verë me këngën e tij të re – "Fillimi apo fundi". Ajo është me muzikë të kitaristit Andriano Angellov, me të cilin këngëtari bashkëpunon prej kohësh. Gjithçka filloi me një rif të kitarës që Andriano ia propozoi..

botuar më 25-06-23 6.10.PD
Xhesika Leshnikov

Xhesika Leshnikov – Bullgaria dhe bullgarët janë magjepsës!

Në fund të majit, këngëtarja britanike e operës Xhesika Leshnikov ishte në Bullgari për të marrë pjesë në paraqitjen e librit të parë biografik, kushtuar gjyshit të saj – këngëtarit dhe artistit bullgar Asparuh Leshnikov-Ari. Për Radio Bullgarinë,..

botuar më 25-06-22 9.00.PD
Foto: Misteri i zërave bullgarë

"Një zogëz këndon" – Fillimi i Misterit

Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i Radios Bullgare. Në thelb të përbërjes ishte grupi i njohur nga Ugërçini, i udhëhequr nga Cvjatko..

botuar më 25-06-20 6.05.PD