Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në YouTube. "Sa e bukur je" u realizua që në vitin 2000, kur u përfshi në albumin e grupit "Vajza e akullit".
Vlladi Ampov - Grafa ndan: "Edhe një herë jeta më befasoi këndshëm. Kur dëgjova këngën në albumin e parë të D2, "Sa e bukur je" më preku me emocionin dhe bukurinë e saj të thellë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha mundësinë ta këndoja live në 25 vjetorin e grupit. Ishte kënaqësi dhe sfidë për mua të bëja leximin tim muzikor të këngës.”
Mitko Kërnev nga D2 shton: "Kur Grafa na tha se "Sa e bukur" është kënga e tij e preferuar, ftesa për ta interpretuar së bashku në përvjetorin tonë erdhi krejt natyrshëm. Vlladi ishte i shkëlqyer në paraqitjen e tij."
Ky bashkëpunim nuk u planifikua paraprakisht. Ai u frymëzua nga reagimet e publikut të koncertit, i cili pasi e dëgjoi këngën me frymë të ngulur shpërtheu në duartrokitje. Më pas D2 dhe Grafa vendosën t'i japin një jetë të re si një këngë e pavarur dhe një video.
Më shumë informacion për muzikantët ka në postimet e mëposhtme:
Redaktore: Diljana Traçev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@d2musiconlinePas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga "Fluturo" i erdhi vetë. Ajo krijoi muzikën dhe tekstin, ndërsa Shterion Pilidov bëri aranzhimin...
Pas Turneut Kombëtar të Klubeve në fillim të vitit dhe Turneut Botëror pasues me gati 30 koncerte, titanët e rokut B.T.R. po nisin Turneun Kombëtar 2025.Ai fillon më 26 qershor nga Ruse(Bullgaria Verilindore), dhe finalja do të jetë më 8 tetor në..
Pllamen Bonev (De La Bona) hyn në verë me këngën e tij të re – "Fillimi apo fundi". Ajo është me muzikë të kitaristit Andriano Angellov, me të cilin këngëtari bashkëpunon prej kohësh. Gjithçka filloi me një rif të kitarës që Andriano ia propozoi..
Pas një serie të suksesshme të versioneve cover , DEEP ZONE Project e fillojnë verën me një këngë të re, krejtësisht origjinale. Përderisa muzika e..