Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në Danub, në zonën e fshatrave Beljanovo dhe Novgrad, si një skulptor i talentuar, lumi gdhend para syve tanë të habitur meandre dhe një kanion të thellë, të veshur me shpella dhe të çara të paarritshme.
Vendi është një magnet për adhuruesit e natyrës, fotografët dhe fansat e kajakut nga e gjithë Bullgaria. Sezoni i lundrimit me kajak përfundon vetëm në mes të dhjetorit dhe fillon me një zbritje grupore të entuziastëve në lumë që në janar.
"Në fund të vjeshtës dhe gjatë dimrit, shihen shumë tufa të mëdha zogjsh, duke përfshirë pelikanë, ndërsa poshtë mbi ujë shtrihen copa mjegull dhe është shumë e bukur" - thotë Sasho Popov, kryetar i Shoqatës Turistike “Prista”, e cila organizon aventura me kajak në rajon.
Rezulton se lumi Jantra është gjithashtu i përshtatshëm për fillestarët:
"Fillimisht bëjmë një udhëzim dhe pastaj njerëzit ulen në varka dhe shkojnë. Lumi është i butë, komod. Ai i rrethon njerëzit me atmosferën e tij dhe ata ndjehen si pjesë e peizazhit, e gjithë kësaj pasurie... Ka pemë në të dy anët dhe ju jeni si në një tunel të gjelbër. Njeriu bie në një botë të izoluar me shumë zogj dhe kafshë dhe zhytet në natyrë. Mund të ketë vendbanime, rrugë përreth, por ato mbeten jashtë syve, jashtë dëgjimit tonë. Dhe ne lëvizim vetëm në këtë rrugë të kaltër ujor të quajtur Jantra.”
Shihni video-reportazhin nga udhëtimi në kanionin e lumit Jantra dhe Pollomieto. Për përkthim, rregulloni cilësimet:
Itineraret nëpër lumë janë me gjatësi të ndryshme. Më i shkurtri fillon nga kampi i tendave pranë fshatit Beljanovo. Traseja është afërsisht 8 km dhe në seksionin e saj të fundit hyn në ujërat relativisht më të rrëmbyeshme të lumit Danub me një ndalesë të fundit në fshatin Krivina.
Megjithatë, itinerari më i njohur është ai dyditor me pikënisje nga ura e famshme të Koljo Fiçeto në qytetin Bjalla. Rrugës kalohet nata në fshatin Beljanovo:
“Interesante është se në këtë pjesë të lumit Jantra në një breg ka shkëmbinj të lartë që arrijnë deri në 40-50 m. Dhe ky mur shkëmbi sikur ngrihet direkt nga uji – thotë Sasho Popov. – Dhe ne kalojmë në këmbët e tyre. Këta shkëmbinj janë gëlqerorë, të gërryer nga uji. Ata kanë një strukturë interesante me shpella, me kamare... Dhe në disa prej tyre murgjit vetmitar gdhendën qeliza shkëmbore në Mesjetë. Kishte kisha dhe manastire shkëmbore. Ato janë të vështira për t'u arritur, keni nevojë për pajisje alpine për të depërtuar në to. Por pranë fshatit Beljanovo mund të shihni një kishë shkëmbore të shekullit të XII-të, e cila është rinovuar për qëllime turistike.”
Turistë nga e gjithë Bullgaria, e së fundmi edhe të huaj, që duan të prekin bukurinë qiellore të këtij këndi pak të njohur, i drejtohen Shoqatës Turistike "Prista".
"Dhe bëhet një kombinim - kemi aktivitet sportiv dhe turistik që lidhet me kanotazhin. Kemi peizazhe të bukura si nga pikturat e impresionistëve. Kemi histori - vetmitaret manastire në shkëmbinj. Kemi ornitologji sepse kjo perde e gjelbër në të dy anët e lumit tërheq shumë shpend uji - çafkë gri, kormoranë, mallardë. Kam parë edhe lejlekë, shqiponjë të detit etj. Këtu ka legjenda për peshqit e mëdhenj që jetojnë në shpellat nënujore. Pikërisht aty ku shkëmbi arrin në ujë, ka kamare nënujore ku fshiheshin mustakët e mëdhenj dhe peshkatarët, kur kapin një mustak të tillë, tregojnë historinë me vite të tëra” - përfundon Sasho Popov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto dhe video: Veneta Nikollova
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është..