Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fatin e Vitit të Ri e gjejmë te buka, arrat apo... një enë me unaza

Parashikimet dhe besimet në Pragun e Vitit të Ri

7
Foto: arkiv

Dita e parë e janarit është e mbushur me shumë emocione, pritje dhe gëzime të shoqëruara me shpresën për një vit të bekuar në të cilin çdo pjesëtar i familjes do të jetë i shëndetshëm dhe do të arrijë ëndrrat e tij. Në kalendarin bullgar të festave, 1 janari njihet si Surva, si dhe dita e Shën Vasilit, pasi Kisha Ortodokse nderon Shën Vasilin e Madh. Dhjetëra mijëra bullgarë me emrat Vasill, Vasko, Vasillka, Vasilena etj. festojnë ditën e emrit.

Një pjesë e madhe e bashkëkohësve tanë vazhdojnë të respektojnë traditat shekullore bullgare lidhur me pritjen e Vitit të Ri dhe ditën e parë të kalendarit. Zakonisht, tryeza e Vitit të Ri është e bollshme dhe e pasur, me mish, verë, arra, fruta, byrekun e Vitit të Ri me kësmete dhe pogaçen e Vitit të Ri me një monedhë, për të zbuluar se çfarë do të jetë fati i çdo një anëtari të familjes gjatë gjithë vitit. Një nga traditat më të zakonshme është të vizitosh të afërmit dhe miqtë, duke shprehur dëshirat për lumturi dhe sukses.


Shtëpia jonë duhet të jetë e pastër dhe e rregulluar mirë. Ekziston një besim i vjetër se në ditën e pritjes së Vitit të Ri duhet të vishemi me rrobat tona më të bukura të reja dhe kështu viti për ne do të jetë i frytshëm dhe i bollshëm.

"Më 31 dhjetor, mbahet darka e tretë me temjan (e para është në Ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit – 20 dhjetor,  dhe e dyta - në prag të Krishtlindjes). Besohet se duke djegur qymyr dhe temjan, shtëpia pastrohet nga forcat e liga që enden në këtë kohë të vitit” – na kujton etnografja Maria Bojanova nga Qendra e Vizitorëve në Muzeun Etnografik në Sofje

"Ditët e papastra po vazhdojnë akoma - ato janë deri më 6 janar, Theofania, ose kur Jezu Krishti pagëzohet dhe ai bëhet praktikisht i paprekshëm. Forcat e papastra tashmë tërhiqen, por, gjithsesi, ditët e papastra shënojnë këtë periudhë tranzicioni, ato janë të lidhura me të vërtetë me Vitin e Ri. Në tryezë ka domosdo një byrek me urime, një bukë me një monedhë dhe fati i vjen atij që ka nxjerrë monedhën. Dhe burbuqet e thanës që futen në byrek si fat – ato gjithashtu janë ngarkuar me një mesazh, pasi secilit i bie ndonjë urim të koduar në degën e thanës. 


Bëhen edhe parashikime me arrat е qëruara dhe lëvozhgat.  Mund të bëhen parashikime edhe me lëvozhgat e qepëve. Nxirren dymbëdhjetë lëkura qepe, në secilën prej tyre hidhet kripë dhe secila emërtohet për një muaj të veçantë të vitit. Ato qëndrojnë kështu gjatë natës, dhe në mëngjes mund të shihni se ku është shkrirë kripa dhe ku ka mbetur e thatë në lëvozhgë - kështu do të parashikoni se cili muaj do të jetë i lagësht dhe cili do të jetë i thatë në vitin e ardhshëm.”

Disa nga zakonet e lashta kanë arritur në ditët tona, por ka edhe të tilla që mund të zhduken. Për njërën prej tyre, që lidhet me natën para festës së Shën Vasilit, mësojmë përmes rrëfimit të specialistes nga Muzeu Etnografik:

“Është e rëndësishme të theksohet se në mbrëmjen e datës 31 dhjetor fillon zakoni i quajtur “lladuvane” (ai zbatohet edhe në festa të tjera të mëdha gjatë vitit) Vajzat në fshat mblidhen dhe secila vendos një unazë, byzylyk, ose bizhuteri të tjera në një enë, e cila mbulohet me një leckë të kuqe dhe lihet tërë natën nën yje, nën një trëndafili. 


Në mëngjesin e 1 janarit, një vajzë e vogël, që duhet të jetë fëmija i fundit i lindur në familje, i nxjerr unazat një nga një dhe thotë se cilën vajzë për cilin beqar do të martohet.”


Me ardhjen e Vitit të Ri, survakarët (djem që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar me rastin e Vitit të Ri) qarkullojnë nëpër rrugë - me maska të këqija dhe zile të zhurmshme.

“Në ditët e sotme, për shkak të ndryshimit të kalendarit, survakarët shfaqen më 13 dhe 14 janar – janë pikërisht një nga masat paraprake që merr komuniteti për t’u mbrojtur nga forcat e liga” – thotë Maria Bojanova:


“Kohët e fundit ka pasur interes tek bullgarët për t'iu rikthyer këtyre zakoneve, besimeve dhe praktikave të vjetra. Këtë e tregojnë dhe librat që kanë dalë së fundmi për këtë temë, por jo secili prej tyre mund të jetë një burim i besueshëm”.

Prapëseprapë, me rënësi janë besimi dhe mendimet pozitive me të cilat ne shikojmë përpara për të ardhmen. Qoftë viti 2025 të sjellë paqe, shëndet dhe begati për të gjithë njerëzit e botës!

Lexoni më shumë:


Foto: BTA, BGNES, BNR-Varna, etropole.bg, arkiv
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD