Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Zbrit, Xhermane, për darkë!" – magjia e humbur e Natës së Buzmit

Foto: Dr. Anelija Ovnarska

Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e ngarkuar me një potencial të fuqishëm për të ndikuar në të gjithë vitin e ardhshëm. Prandaj, nata duke u gdhirë Krishtlindja shoqërohet me parashikime, lutje dhe urime të ngrohta në pritje të fillimit të ri.

Ditët e sotme, përgatitja për festën përqendrohet kryesisht në blerjet e furishme, zgjedhjen e dhuratave, rezervimet e hoteleve dhe restoranteve, etj. Megjithatë, paraardhësit tanë ndoqën rituale të përcaktuara rreptësishtë, të ngarkuara me simbolikë të thellë, në përpjekje për të kërkuar një bekim nga forcat më të larta për mirëqenien e familjes dhe të të dashurve. Në të kaluarën në përgatitjet për Natën e Shenjtë kishte detyra të përcaktuara rreptësishtë të femrave dhe meshkujve, mësojmë nga etnologia Dr. Anelija Ovnarska

Gratë përgatisnin ushqimin dhe sofrën rituale, gatuanin të tri llojet e bukës rituale etj. Puna e burrave, nga ana tjetër, lidhej me sigurimin e buzmit - një kërcu i zgjedhur posaçërisht, të cilin më i riu i familjes e priste në mënyrë rituale, pa rënë përtokë, e sillte në shtëpi, e miroste dhe përdorte për të ndezur oxhakun për mbrëmjen festive.

"Puna tjetër e burrave ishe rreth kafshëve dhe përgatitjes së oborrit. Ka momente rituale interesante nga e kaluara, të cilat sot rrallë ose kurrë nuk ndodhin, si "Kërcënimi i pemëve frutore", d.m.th nëse nuk japin fryt, ato do të priten etj.”, thotë doktoresha Ovnarska.

Njerëzit e ftonin Zotin ose Virgjëreshën të zbriste nga parajsa dhe të vinte të darkonte me të gjallët në tryezën festive. Të zotët e shtëpisë lanë një vend bosh në tryezë për të dashurit e vdekur, për shpirtrat përtej, për Zotin ose Nënën e Zotit.

"Në disa pjesë të Bullgarisë, si për shembull në rajonin epopulluar nga grupi etnografik i shopëve,trevat e Bullgarisë Perëndimore, kur është koha për darkë, njerëzit dalin jashtë dhe të moshuarit i thërrasin njëri-tjetrit: "Zbrit, Xhermane, për të ngrënë darkë!" Xherman është personifikimi i një fuqie më të lartë - e njëjta që është përgjegjëse për breshrin në verë. I gjithë rituali rreth tavolinës dhe përgatitja për këtë festë familjare lidhet me pjellorinë e ardhshme, me jetën e ardhshme të mirë dhe qetësimin e të mbinatyrshmes për të ndihmuar në këtë drejtim” - shpjegon etnologia.

Në të kaluarën nuk kishte Pemë Krishtlindjesh, dhe ndryshe nga sot, familjet nuk shkëmbenin grumbuj dhuratash në Natën e Shenjtë. Por të gjithë merrnin çorape të thurura krejt të reja dhe pak para se të uleshin në tryezën festive, duhej të lanin këmbët për t'i veshur. Paraja në bukë mund të konsiderohet gjithashtu një dhuratë. Megjithatë, fatlumi pritej ta përdorte atë për të blerë diçka për familjen, për shembull kripë. Dhe nëse monedha i binte një të huaji, pronari e blinte menjëherë përsëri në mënyrë, që kjo dhuratë të mbetej në familje.

Por çfarë u ruajt nga ritualet e lashta dhe si ndryshoi fryma e Natës së Buzmit? Sipas Dr. Ovnarska, ndryshimet e para ndodhën pas Çlirimit me lindjen e shoqërisë industriale. Dhe jo vetëm:

Regjimi socialist, i cili e ndaloi këtë festë me orientim fetar, la gjurmë serioze. Për shkak se është një periudhë e gjatë kohore, ndryshon një brez i tërë, ato momente fetare dhe besimi të festës, fillojnë të bien. Për fat të mirë, sot ka një dëshirë serioze për të rikthyer thelbin e kësaj feste. Por jeta jonë sot është ndryshe, nuk e kemi atë kulturën agrare të së kaluarës, prandaj festa duhet kuptuar përmes vlerave familjare - të ruajmë respektin për fisin, për të moshuarit, për familjen dhe aq sa është e mundur - të kërkojmë njohuri për këtë, që ka qenë më parë” – tha në përfundim Dr. Anelija Ovnarska.

Lexoni më shumë për festën nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Dr. Anelija Ovnarska, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD