Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhuratë për dhuratë - bukë rituale dhe pjata tek Nata e Buzmit

Foto: Dr. Anelija Ovnarska

Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të vitit. Darka në pritje të Krishtlindjeve është pa mish, por gjithashtu duhet të jetë e pasur dhe e bollshme, dhe pjatat - për të qenë një numër tek - një traditë që ende zbatohet në shumicën e shtëpive bullgare. Mirëpo, për stërgjyshërit tanë ishte e detyrueshme që në tryezë të kishte grurë të zier, fasule të ziera, japrakë me oriz ose bullgur, oshaf.Pranë tyre vendosin hudhra, qepë, fruta të freskëta, arra, verë. Dhe vendin qendror e zinin bukët rituale, të mbushura me simbolika dhe mesazhe për pjellorinë dhe shëndetin.

Më e rëndësishmja nga të gjitha është buka e quajtur Bogovicaose Buka e Zotit, ose Shenjtor, e cila i kushtohej shtëpisë dhe Zotit. Gratë që gatuanin bukën për Natën e Buzmit, u veshin petka festive me një këmishë të re dhe shprehnin bekime për shëndetin dhe mirëqenien e shtëpisë. Më shumë për tryezën festive mësojmë nga etnologia Dr. Anelija Ovnarska.

Dr. Anelija Ovnarska

Për Natën e Buzmit përgatiten tre lloje buke rituale. Lloji i parë është një bukë, e cila herë mund të jetë e pa zbukuruar dhe mjaft e thjeshtë, herë mund të bëhet me simbole diellore, dhe kjo është buka në të cilën vihet kësmeti – një paraja. Pasi mbrëmjen thyhet nga anëtari më i moshuar i familjes, një copëz prej saj vihet përballë ikonës dhe lart diku në shtëpi për Nënën e Zotit ose fuqitë më të larta” - tregon etnologia Dr. Anelija Ovnarska.

Buka rituale bëhej me ujë të heshtur, e sjellë në heshtje të plotë nga pusi, e paprovuar dhe e paprekur, por edhe me miellin më të pastër e të mirë të grurit, të shoshitur me kujdes të paktën tri herë nëpër sita mëndafshi. Në disa zona, personi me fat që mori monedhën nga buka rituale duhej ta shpenzonte atë për shtëpinë. Dhe nëse ajo i binte një të huaji, pronari duhej ta blinte atë në mënyrë që e mira të mbetet në shtëpi.

Buka e dytë që është e pranishme në tryezën festive ka të bëjë me aktivitetet shtëpiake dhe ekonomike, mësojmë nga dr. Anelija Ovnarska:

“Kjo është një bukë shumë interesante – një bukë rituale, e cila ka një dekorim të pasur plastik. Zakonisht u kushtohet kafshëve shtëpiake dhe stallave. Ka lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë. Aty kemi paraqitur një parmendë, kallinj gruri, një dele, një vathë dhe kafshë të tjera. Dhe lloji i tretë i bukës zakonisht përgatitej nga vajzat e pamartuara në familje. Këto janë të ashtuquajturat kulaçe, një lloj kolendre të përdredhura, me të cilat dhuroheshin Kolendarët. Në të kaluarën, këto bukë bëheshin kudo në të gjithë territorin etnik bullgar, veçanërisht ajo me dekorim plastik që pasqyron jetën e njerëzve me rikrijimin e bujqësisë dhe pjellorisë” - shpjegon Doktoresha Ovnarska.

Përpara se familja të ulet në tryezë Natën e Buzmit, më i madhi thotë një lutje dhe temjanis shtëpinë dhe ushqimin, dhe darka fillon me thyerjen rituale të bukës së ritit. Por nga vjen simbolika e numrit tek i pjatave këtë mbrëmje? Dr. Anelija Ovnarska e shpjegon këtë traditë kështu:

Besohet gjerësisht se pjatat duhet të jenë tek 7 ose 9. Por shpesh përmendet edhe numri 12. Shikuar përmes prizmit të kulturës folklorike, numri tek ka paplotësinë e tij dhe lidhet me jetën, ndërsa vetë numri 12, i cili është çift, i referohet 12 muajve të vitit.  Por unë kam teorinë time për gjërat dhe guxoj të them se ky numër tek duhet parë si diçka që nuk mund të numërohet, diçka si pafundësi, d.m.th. sa me shume aq me shume. Në përgjithësi, ushqimet që vihen në tryezë Natën e Buzmit zgjidhen gjithmonë si më të mirat, ose të paktën gjithçka që prodhohej në fusha dhe ruhej enkas për këtë mbrëmje rituale. Këto janë kungujt më të mirë, mollët më të mira. Për bukën rituale përdorej mielli më i mirë. Në këtë drejtim, kjo është një dhuratë për një dhuratë. Ne japim gjithçka, japim shumë, duam që të jetë më shumë, që të marrim më shumë dhe më mirë!” – tha në përfundim Dr. Anelija Ovnarska.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Dr. Anelija Ovnarska, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD