Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora. Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi “Rrugët e Stara Zagorës” publikuan foto të mrekullueshme të mekanizmit.
Ora u krijua në kohën kur drejtor i teatrit ishte Vasill Apostollov. E gjithë mekanika u projektua dhe u prodhua në Stara Zagora, në Fabrikën e Robotikës "Beroe" dhe është vepër e inxhinierit Bllagoj Ivanov.
Kukullat që janë pjesë e repertorit të teatrit u krijuan sipas dizajnit të piktorit dhe artist të njohur bullgar të teatrit Ljubomir Cakev, i cili u bë drejtor i Teatrit të Kukullave në vitin 1981. Ato u bënë nga duart magjike të piktorëve Emill Ivanov dhe Veselin Nedellçev në atelienë e teatrit. Dekorimi i orës - portat me kulla dhe flamuj – u punua nga Emill Ivanov.
Muzika me të cilën kukullat kërcejnë çdo orë nga 8 e mëngjesit deri në 20 të mbrëmjes u krijua nga kompozitori Petër Stupell.
Orët me një mekanizëm të tillë në Evropë numërohen me gishta, njoftojnë nga teatri.
Foto: Facebook / Rrugët e Stara Zagorës
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...