Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Delegatët e UNESCO-s do të vizitojnë Kishën e Bojanës

7
Foto: boyanachurch.info

Kisha e Bojanës do të jetë një qendër tërheqëse për delegatët e sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s,  të cilët do të mblidhen në Sofje në korrik të këtij viti. Kisha “Shën Nikolla dhe “Shën Pantelejmoni” është një nga simbolet kulturore të Bullgarisë dhe është në listën e monumenteve që vendi ynë si mikpritës do t'u prezantojë pjesëmarrësve në forum.


Kisha e Bojanës bën përshtypje me afresket e saj të mrekullueshme mesjetare, duke përfshirë imazhet e dhuruesve të viteve 1258/59 të çiftit sebastokrator Kallojan dhe Desisllava dhe të familjes sunduese bullgare të asaj kohe – Mbreti Konstantin Tih Asen (1257 - 1277) dhe Mbretëresha Irina. Stili i mbishkrimeve muraleve është i lidhur me traditat e Shkollës së Pikturës së Tërnovos nga shekulli i XIII-të. Mjeshtri i panjohur i imazheve i përmbahet ikonografisë klasike.  

Një fakt kurioz është se kisha përmban edhe pikturën e parë murale me imazhin e murgut të përulur nga mali i Rillës dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar, Shën Ivan Rillski, e cila daton në 1259.

Edhe afresku me skenën e Darkës së Fundit daton nga i njëjti vit (për krahasim, Leonardo da Vinci punoi në afreskun e tij "Darka e Fundit" në 1495). Kompozimi i këtij afresku në Kishën e Bojanës është më i ndryshëm. Jezusi është pikturuar në të majtë, dhe për më tepër, janë të pranishëm vetëm 11 apostuj. Juda përshkruhet sikur shtrihet në tryezë dhe identifikohet si ai për faktin se është pa aureolën e një shenjtori. Një tjetër element interesant është ushqimi në tryezë, i cili përfshin rrepa dhe qepë - ushqim që lidhet më shumë me kuzhinën tradicionale të Bullgarisë, dhe nuk është pjesë e përshkrimit ungjillor të skenës. 

Darka e Fundit, afresk i vitit 1259

"Shkalla me të cilën vizatohen njerëzit korrespondon plotësisht me shkallën e një personi real. Edhe në vendet ku figurat duhet të reduktohen, ato janë tredimensionale, shihet lëvizje, perspektivë - e gjithë kjo gjendet në një mënyrë komplekse për herë të parë në botë në "Kishën e Bojanës" - thotë historiania dhe kuratorja në Kishën e Bojanës Stanimira Dojçinova në programin "Radio Sofja" të Radios Kombëtare Bullgare.

Lexoni më tepër:

Përpiloi: Gergana Mançeva

Foto: boyanachurch.info, historymuseum.org

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një port i lashtë nga mijëvjeçari i I para erës sonë ka ekzistuar pranë Kepit Killik

Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..

botuar më 25-09-25 5.05.PD

22 Shtator 1908 – Dita kur u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..

botuar më 25-09-22 5.05.PD

Rrugët historike të Sofjes

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..

botuar më 25-09-17 6.15.MD