Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Projekt i UNICEF-it - Bullgaria e fokusuar në një mjedis gjithëpërfshirës dhe punë më efektive në arsimin parashkollor

Foto: unicef.org

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe duhet realizuar sa më shpejt. Ndërkohë, me mbështetjen e KE-së dhe organizatave partnere, 2 vite më parë nisi një proces për zhvillimin e një Kornize për cilësinë e arsimit dhe kujdesit për fëmijët në moshë të vogël nga 0 vjeç deri në hyrjen e tyre në shkollë. Ajo është e bazuar në standardet evropiane. "Kjo kornizë u krijua dhe procesi u ndal atje. Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian ngarkoi UNICEF-in për të zbatuar një projekt brenda dy viteve. Ai synon të përmirësojë cilësinë e edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme duke forcuar menaxhimin, monitorimin dhe vlerësimin" - shpjegon Marija Jankova, drejtore e programit "Arsim" në UNICEF-Bullgari:
Marija Jankova
"Për momentin në Bullgari nuk kemi standarde uniforme për të garantuar cilësinë e kujdesit dhe edukimit për fëmijët, sepse edhe pse nuk është e shkruar qartë, gjatë moshës nga 0 deri në 3 vjeç kemi edhe elemente të edukimit për fëmijët. Qëllimi është deri në qershor 2026 të krijohet një koncept për një sistem gjithëpërfshirës të menaxhimit dhe vlerësimit të cilësisë së edukimit në fëmijëri, të cilin qeveria do ta miratojë më pas. Sfidat në Bullgari janë se ne kemi një sistem të ndarë, ose siç themi ne – një sistem i përbashkët i edukimit dhe kujdesit të hershëm. Çerdhet janë nën menaxhimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa kopshtet dhe grupet e tyre të çerdheve janë nën menaxhimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Bashkimi i këtyre ministrive si dhe i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është pjesë e këtij projekti sepse ka edhe fëmijë që edukohen përmes shërbimeve sociale edhe aty përfshihen elemente të kujdesit dhe disa elemente të edukimit. Është e rëndësishme që të tre ministritë të bien dakord për qëllimet e përbashkëta dhe të kuptojnë se çfarë duhet të zhvillojnë tek fëmija në këtë moshë, në mënyrë që ai të arrijë sukses dhe rezultate pozitive më vonë”.

Marija Jankova rendit pesë komponentët kryesorë të Kornizës së Cilësisë së Edukimit dhe Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme. Në radhë të parë është aksesi i barabartë i fëmijëve në institucionet arsimore. Më pas vjen programi mësimor dhe përmbajtja e tij. Në vend të tretë renditet trajnimi i specialistëve /pedagogëve, mësuesve/ dhe zhvillimi profesional i tyre. Më pas vijon vlerësimi i rezultateve të arritura në punën me fëmijët e kësaj grupmoshe dhe në fund – siguria financiare e shërbimeve.

“Kur flasim për faktin se duhet të kemi arsim cilësor dhe mësues të kualifikuar, nuk duhet të kufizohemi vetëm me faktin se mësuesit të kenë një diplomë masteri, por të përcaktojmë nëse kualifikimi i tyre i plotëson nevojat e fëmijëve” – thotë Marija Jankova dhe vazhdon:

"Nëse pedagogët punojnë në terren me më shumë fëmijë nga grupet vulnerabël, ne duhet të shohim nëse mësuesit i nënshtrohen trajnimeve të tilla specifike në mënyrë që të mund të trajtojnë mësimin në mënyrë adekuate sa i përket nevojave të këtyre fëmijëve. Nëse ata punojnë me më shumë fëmijë me nevoja të veçanta, nëse trajnimet që ata u nënshtrohen janë specifike për këtë gjë, domethënë, ne duam të shohim efektin që ka gjithë investimi ynë në arsim dhe se si kjo tashmë po reflekton në rezultatet e fëmijëve. Janë pikërisht ato vlerësuesi i fundit i cilësisë së arsimit. Fatkeqësisht, të gjitha studimet ndërkombëtare tregojnë pabarazitë e mëdha për sa i përket cilësisë së të mësuarit dhe rezultateve të fëmijëve në Bullgari. Dhe ato madje thellohen, për fat të keq. Sidoqoftë, ne duhet të kemi një standard të njëtrajtshëm cilësie dhe ai duhet të jetë fleksibël dhe të lejojë përmirësimin e fushave ku ka nevojë ose të mbajmë një nivel të mirë ku tashmë janë raportuar rezultate të mira”.

Foto: UNICEF - Bullgari, Marija Jankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD

Dy artistë britanikë krijojnë prej rëre një skenë të Lindjes së Krishtit në Burgas

Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..

botuar më 24-12-24 4.20.PD