Në prag të festës së Athanasit, një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni Llozen. “Pas shërbesës, peshkopi do të bekojë “kolivon”, (grurë i zier), që do t'u shpërndahet të gjithë të krishterëve të devotshëm për shëndet dhe bekim”, thotë At Georgi Markov nga kisha “Shën Athanasi i Madh” dhe shton:
“Festa fillon gjithmonë një ditë më parë, pra në mbrëmjen e datës 17. Në shërbesën e mbrëmjes në ditën e Shën Antonit bëhen pesë bukë të cilat pas shërbesës dhe lutjes u shpërndahen besimtarëve për bekim. Bukët simbolizojnë Krishtin, i cili ushqeu 5000 njerëz me pesë bukë, përveç kësaj, një ditë para festës, ikonat zbukurohen me lule, dhe të nesërmen – në vetë ditën e festës së shenjtorit përgatisim kolivo - grurë të zier, në të cilin vendosen fruta të ndryshme dhe sipër me bajame, arra, sheqer dhe zbukurime të tjera vizatohet Shën Athanasi i Madh”, thotë At Georgi.

Tempulli me të njëjtin emër është një nga më të bukurit në Dioqezën e Sofjes dhe është i vetmi në kryeqytet dhe rrethinat e tij që mban emrin e shenjtorit. Por ajo për të cilën njihet kisha janë reliktet e Shën Athanasit. Lidhur me ngjarjet rreth transferimit të tyre, At Georgi Markov ndan:
“Kur mbërrita në tempull në vitin 2020 me bekimin e Shenjtërisë së Tij, Patriarkut të ndjerë Neofit, u prita shumë ngrohtë nga famullia. Pak më vonë mësova se në Dioqezën e Dorostolit, tek At Dobri, i cili është edhe protosingel, ruhen pjesë të relikteve të Shën Athanasit të Madh. Me bekimin e Shenjtërisë së Tij, i kërkuam të na jepte një copë prej tyre. Kështu që vitin e ardhshëm, në festën verore të tempullit, ne mirëpritëm solemnisht ardhjen e relikteve, të cilat janë në ruajtje të përhershme në tempull për të katërtin vit.

At Georgi është i bindur se në ditën e ardhshme të Shën Athanasit, tempulli do të mbushet me njerëz, si gjithmonë në këtë festë, dhe shton:
"Ndonjëherë ka kaq shumë njerëz, saqë para portës ka një radhë adhuruesish që presin të hyjnë në tempull dhe të adhurojnë reliktet. Me sa di unë, lipsana të tilla ka vetëm këtu, në Dioqezën e Dorostolit dhe ndoshta në një ose dy kisha në territorin e Bullgarisë. Për ne është një bekim që pikërisht ne, në fshatin Llozen, kemi pjesë të relikteve të tij”.

Foto: Facebook /Tempulli "Shën Athanasi i Madh", BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..