Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët duhet të zhvillojnë një program kulturor me shumë shtresa me dimension evropian, gjë pas së cilës një komision i pavarur do të vlerësojë propozimet dhe do të përzgjedhë fituesit.
Edhe pse kemi ende një vit deri në fillimin zyrtar të fushatës, tashmë ka lëvizje në qytetet bullgare. Gabrovo doli të ishte më i paduruari.Që vitin e kaluar, kryetarja e bashkisë Tanja Hristova njoftoi se qyteti tashmë po përgatitet për konkursin. Shtëpia e Humorit dhe e Satirës, së bashku me Qendrën për Artin Bashkëkohor “Zhan-Kllod dhe Kristo”, pritet të jenë ndër pikat kryesore të programit të kandidaturës.
Tani edhe Burgas iu bashkua konkurrencës për titullin prestigjioz evropian . Para disa ditësh, kryebashkiaku Dimitër Nikollov zyrtarisht njoftoi se tashmë janë duke u zhvilluar përgatitjet për kandidaturën e qytetit tonë të Detit të Zi. Dhe këshilli bashkiak votoi unanimisht krijimin e Fondacionit “Burgas 2032”, i cili do të punojë në fushatën që qyteti të zgjidhet kryeqyteti kulturor.
"Kam informacion jozyrtar se po përgatiten edhe 3-4 qytete të tjera bullgare. Ndoshta ne ishim të parët që e përqafuam idenë me entuziazëm. Pres që edhe qytete të tjera të bëjnë pretendimet e tyre. Pas së cilës, brenda vitit 2026, më së voni deri në vitin 2028, duhet të shpallet kandidati bullgar, i cili do të ketë në dispozicion tre vjet për t'u përgatitur deri në vitin 2032, kur do të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës", shpjegoi për Radio Bullgarinë zëvendës kryetarja e Bashkisë së Burgasit Diana Savateva, e cila drejtoi Fondacionin “Burgas 2032”.
Burgas u konfirmua si një qendër e vërtetë kulturore, duke tërhequr dhjetëra mijëra të ftuar me një program kulturor të larmishëm dhe dinamik. Dhe festivalet verore me muzikantë pop me famë botërore krijuan imazhin e qytetit detar si një skenë kryesore e artit dhe argëtimit evropian.
“Burgas nuk është vetëm një destinacion turistik, por një hapësirë multikulturore ku njerëzit e etnive të ndryshme gjejnë mundësi zhvillimi”, thotë Diana Savateva dhe shton:
"Ne jemi kufiri juglindor i BE. Ajo që na bën të ndryshëm nga qytetet e tjera është aftësia për ta kthyer faktin që jemi një qytet i ri, nga një deficit në një avantazh. Sepse ne nuk e kemi lashtësinë e Plovdivit, që ishte Kryeqyteti Evropian i Kulturës në 2019, por kemi hapësira të “fshehura” në rajon që kanë histori shekullore dhe mund t’i bëjmë më të dukshme. Burgas tashmë ka përvojë si kandidat për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2019, kur të 13 bashkitë nga rajoni u bashkuan në një koncept të përbashkët. Tani qyteti ynë do të mbështetet edhe një herë në partneritet me komunat fqinje të Detit të Zi për kandidaturën tonë" - tha në përfundim nënkryetarja e bashkisë Diana Savateva.
Deri më tani, Burgas dhe Gabrovo janë të vetmet qytete bullgare që shpallën zyrtarisht se janë kandidatë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032. Por atyre pritet t'i bashkohen Varna, Veliko Tërnovo dhe Ruse, të cilët aktualisht po diskutojnë mundësinë për t'iu bashkuar konkurrencës për titullin prestigjioz evropian.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia e qytetit Burgas, Radio Kombëtare Bullgare - Burgas, Pixabay, humorhouse.bg
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh...
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica..
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit..