Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimri i breshkave - ekipi i Qendrës së Shpëtimit pranë fshatit Banja kujdeset për mbi 200 banorë të saj

Vendi ynë është ndër të paktët në Evropë ku ende gjenden breshkat e tokës

Foto: Qendra e Shpëtimit të Breshkave Tokësore

Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që të zgjohen? Në fshatin Banja, jo shumë larg nga qyteti i Detit të Zi, Nesebër, ndodhet e vetmja Qendër e Shpëtimit të Breshkave Tokësore në Bullgari  – një shtëpi komode për më shumë se 200 kafshë që lëvizin ngadalë. Banorja më e vjetër është një breshkë femër 75-vjeçare me shpinë gjemba (Testudo graeca). Е quajnë Gjyshja, edhe pse ajo ende bën vezë dhe është e moshës mesatare - ​​përfaqësuesit e kësaj specie jetojnë mbi 120 vjet. Breshka më e vjetër në planet, Xhonatan, është 190 vjeç dhe jeton në ishullin e Shën Еlenës në Sejshelle.


Gjyshja dhe "motrat e saj" nga Qendra e Shpëtimit banojnë në një oborr të gjerë me zona me diell dhe hije, strehimore, shtëpi të vogla dhe pika uji - një "kompleks strehimi" i vërtetë për zvarranikët e lezetshëm. Përveç kësaj, këtu funksionon një spital i specializuar, ku kafshët e lënduara nga e gjithë Bullgaria marrin kujdes mjekësor para se të kthehen në natyrë - mësojmë nga Iva Llallovska, menaxhere e qendrës.


“Që nga viti 2007, kjo qendër ndihmon breshkat në vështirësi, ato janë kafshë të egra, por shumë shpesh gjenden mes njerëzve dhe kur kanë nevojë për ndihmë, për shembull janë të plagosura, ose gjenden në gjendje ankthi ose në një situatë atipike për ato sillen në qendrën tonë. Ne i ndihmojmë, pastaj i lirojmë. Ndërsa ato janë këtu, mund të bëjnë vezë nga të cilat çelin breshkat e vogla. Atyre gjithashtu u gjendet një shtëpi e re duke u lëshuar në natyrë, por duhet të jenë të shëndetshme."


Bullgaria është një nga vendet e pakta në Evropë ku gjenden ende breshka tokësore. Bëhet fjalë për dy lloje të rrezikuara - breshkën me shpinë gjemba (Testudo graeca) dhe breshkën me bisht gjembak (Testudo hermanni). Më shumë breshka ka në Rodopet Lindore, por edhe në Bullgarinë Jugperëndimore – përgjatë lumit Struma. I hasim edhe në pjesë të tjera të vendit, pohon Iva Llallovska dhe shton:


"Të gjitha speciet në vendin tonë - si ato ujore, ashtu edhe ato tokësore - janë të kërcënuara me zhdukje dhe janë në shkallë të ndryshme mbrojtjeje. Në përgjithësi, njeriu nuk ka të drejtë t'i kapë ato, t'i prekë vezët, ose foletë e tyre, të lëvizë breshkat dhe të ndërhyjë në çfarëdo mënyre në jetën e tyre. Për shkak se janë të ngadalshme, më së shpeshti ato bëhen viktima në rrugë. Por janë edhe viktima të mbarështimit të keq nga njerëzit që i marrin si kafshë shtëpiake. Ne marrim rregullisht breshka që vuajnë nga rakiti, të cilat janë rritur për një kohë të gjatë pa rrezet e diellit dhe ushqimin e duhur. Shumë shpesh bien edhe viktima të qenve, makinerive bujqësore, zjarreve etj.”


Qendra e shpëtimit punon në mënyrë aktive me fëmijët përmes kampeve të saj verore vjetore. Pjesëmarrësit e vegjël mësojnë detaje interesante për jetën e breshkave dhe ndihmojnë kafshët e shëruara të kthehen në natyrë. Përveç kësaj, ekipi organizon rrugë interesante në afërsi të fshatit për turistët që duan të eksplorojnë natyrën dhe të shohin këto krijesa të buta në mjedisin e tyre natyror. Por tani është ende dimër dhe Gjyshja, së bashku me "koleget" e saj, janë në një gjumë të thellë, duke pritur që të vijë prilli, kur do të zgjohen, gati për një cikël të ri jete dhe aventurash.


Lexoni më tepër në arkivin tonë:

Foto: Qendra e Shpëtimit të Breshkave Tokësore

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Trojanit i dhuron relikte të shenjta kishës “Shën Parasqevi-Petka” në Trojan

Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..

botuar më 25-06-13 5.10.PD

150 studentë me origjinë bullgare do të mund të studiojnë në Universitetin e Ruses në Taraklia

Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..

botuar më 25-06-10 4.59.MD
Natalija Kisellova me minoritetin bullgar në Shqipëri

Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova u uroi bullgarëve në Shqipëri që të ruajnë identitetin e tyre

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija Kisellova vizitoi Shqipërinë për të marrë pjesë në seancën e 12-të plenare të Asamblesë Parlamentare për..

botuar më 25-06-10 10.26.PD