Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës".
Bullgaria përsërit mbështetjen e saj të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Si anëtare e BE-së dhe NATO-s, Bullgaria rikonfirmon angazhimin e saj për të mbështetur Ukrainën.
Sofja i bën thirrje Rusisë që të angazhohet plotësisht në përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës dhe për të hedhur themelet për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, në përputhje me Kartën e OKB-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe BE-në, thekson Ministria e Jashtme e Bullgarisë.
0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..