Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Bullgaria mbështet Malin e Zi për anëtarësim në BE

Rumen Radev (djathtas) dhe Jakov Milatoviq
Foto: BTA

Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Malit të Zi, siguroi presidenti Rumen Radev homologun e tij malazez Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai theksoi se edhe Mali i Zi po punon për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat mund të shërbejnë si shembull për vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Kreu i shtetit bullgar tha se të dy vendet janë të lidhura me një angazhim të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit. Ai shprehu mirënjohjen për vendimin e Malit të Zi për të dërguar kontingjentin e tij në krahun lindor të NATO-s në grupin e betejës shumëkombëshe, i cili ndodhet në territorin bullgar.

"Unë besoj se intensiteti i bisedimeve në nivel të presidentit, ministrave dhe transportuesve ajrorë së shpejti do të çojë në një vendim për lidhje direkte ajrore ndërmjet Podgoricës dhe Sofjes", tha gjithashtu Rumen Radev. Sipas tij, ka ende shumë për të dëshiruar në aspektin e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, që është larg potencialit të të dyja vendeve.

Rumen Radev komentoi për gazetarët temën e luftës në Ukrainë.

"Evropa nuk mund të imponojë paqen nga një pozicion i fuqisë," tha ai. Kreu i shtetit është i bindur se Evropa duhet të punojë në bashkëpunim me SHBA-në për të përdorur këtë vullnet politik për një armëpushim. Prej andej do të ulemi në tryezë dhe me mjetet e diplomacisë, me të gjitha mekanizmat e mundshëm do të kërkojmë një zgjidhje që do të garantojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha kreu i shtetit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të reja lokale, por situata po kthehet gradualisht në normalitet

Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..

botuar më 25-10-08 9.42.PD
Pamje nga Veliko Tërnovo

Ekspozita “Turizmi kulturor” prezanton diversitetin e Kryeqytetit të Vjetër

Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..

botuar më 25-10-08 5.05.PD

Parashikimi i motit për 8 tetorin 2025

Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..

botuar më 25-10-07 7.35.MD