Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Malit të Zi, siguroi presidenti Rumen Radev homologun e tij malazez Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai theksoi se edhe Mali i Zi po punon për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat mund të shërbejnë si shembull për vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.
Kreu i shtetit bullgar tha se të dy vendet janë të lidhura me një angazhim të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit. Ai shprehu mirënjohjen për vendimin e Malit të Zi për të dërguar kontingjentin e tij në krahun lindor të NATO-s në grupin e betejës shumëkombëshe, i cili ndodhet në territorin bullgar.
"Unë besoj se intensiteti i bisedimeve në nivel të presidentit, ministrave dhe transportuesve ajrorë së shpejti do të çojë në një vendim për lidhje direkte ajrore ndërmjet Podgoricës dhe Sofjes", tha gjithashtu Rumen Radev. Sipas tij, ka ende shumë për të dëshiruar në aspektin e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, që është larg potencialit të të dyja vendeve.
Rumen Radev komentoi për gazetarët temën e luftës në Ukrainë.
"Evropa nuk mund të imponojë paqen nga një pozicion i fuqisë," tha ai. Kreu i shtetit është i bindur se Evropa duhet të punojë në bashkëpunim me SHBA-në për të përdorur këtë vullnet politik për një armëpushim. Prej andej do të ulemi në tryezë dhe me mjetet e diplomacisë, me të gjitha mekanizmat e mundshëm do të kërkojmë një zgjidhje që do të garantojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha kreu i shtetit.Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka blerë 2053.2 kgar, njoftoi faqja e internetit e BNB-së. Blerja u bë pasi më 8 korrik Këshilli i BE-së miratoi një vendim për futjen e euros në Bullgari që nga 1 janari 2026. Transaksionet u kryen në tregjet..
Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër Bullgarisë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse nuk i ka transpozuar plotësishtnë legjislacionin kombëtar rregullat e komunitetit për dërgimin e shoferëve dhe kërkon sanksione financiare. Direktiva..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..