Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpallim ditën e martë ditë zie kombëtare për viktimat në Maqedoninë e Veriut

Foto: AP/BTA

E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë.

Kryeministri shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. “Në momente të tilla është më e rëndësishme të tregohet me kohë empatia dhe solidariteti. Bullgaria është e gatshme të pranojë më shumë persona të plagosur," tha ai.

14 persona të lënduar nga zjarri tashmë po trajtohen në spitalet në Sofje, Plovdiv dhe Varna. Rosen Zheljazkov kujtoi gjithashtu se vendi ynë ka siguruar kushte për të afërmit e viktimave - ata mund të mbërrijnë këtu dhe të mbajnë kontakte me të afërmit e tyre.

Informacioni aktual për gjendjen e viktimave do të jepet në objektet mjekësore: në Spitalin Urgjent “Pirogov” në Sofje – në orën 20:00 dhe 13:30 para Repartit të Mjekimit Intensiv të Klinikës së Djegieve, në Spitalin e Varnës të Akademisë Mjekësore Ushtarake – në orën 21:00 dhe në orën 12:00, dhe në spitalin “Shën Georgi - Plovdiv” – nga ora 8.30 deri në 09.00, dhe nga ora 17:00 deri në 17:30.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka hapur linjën telefonike 24 orëshe 02/ 8050 300, e cila jep informacion vetëm për objektin mjekësor ku janë vendosur pacientët e transportuar në Bullgari.

Lexoni më shumë nga arkivi ynë:


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Rumen Radev do ta paraqesë çështjen në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me referendumin e refuzuar për euron

Presidenti Rumen Radev do ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shkak të refuzimit të Asamblesë Kombëtare për të organizuar një referendum me pyetjen: "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane, euron, në vitin..

botuar më 25-05-16 1.27.MD
Danko Kallapish

Greva e transportit kufizon të drejtën e fëmijëve për arsim

“E drejta e fëmijëve për arsim dhe e drejta e të rriturve për të pasur akses në vendin e punës janë të kufizuara.” Kështu thuhet në qëndrimin e Unionit të Drejtuesve të Sistemit Publik të Arsimit në Bullgari me rastin e grevës efektive të..

botuar më 25-05-16 10.54.PD
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

Mallrat thelbësore do të shiten me një çmim minimal në dyqanet shtetërore

Aktualisht po punohet për krijimin e një rrjeti të "Dyqaneve për Popullin", njoftoi Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov në një takim të komisionit përkatës parlamentar në përgjigje të një pyetjeje se çfarë po ndodh me punën në dyqanet shtetërore,..

botuar më 25-05-16 9.19.PD