Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i Edukimit Financiar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, dhe në Bullgari është Junior Achievement Bulgaria.
Që nga fillimi i javës, në dhjetëra shkolla anembanë Bullgarisë ka filluar një program për edukimin financiar për nxënësit me pjesëmarrjen e vullnetarëve dhe ekspertëve financiarë. Fokusi i orëve tematike është mendimi kritik në vendimet financiare dhe po zhvillohet nën moton "Mendo para se të ndjekësh, që të kesh para të mençura nesër" - ato inkurajojnë të rinjtë të jenë konsumatorë të ndërgjegjshëm, të shmangin mashtrimet në botën dixhitale dhe të ndërtojnë zakone të qëndrueshme financiare në shpenzime dhe kursime.
"Ne synojmë t'i përgatisim ata të menaxhojnë paratë e tyre me mençuri dhe të njohin rreziqet financiare," thotë Vencisllava Venkova, koordinatore rajonale e Junior Achievement Bulgaria për BNR-Varna "Në epokën dixhitale, ne dhe të rinjtë bombardohemi çdo ditë nga reklamat, ofertat financiare, duke përfshirë skemat mashtruese. Të ashtuquajturat “influencers” gjithashtu mund të ndikojnë në zakonet financiare te të rinjtë. Dhe pikërisht për këtë shkak duam të inkurajojmë të menduarit kritik mes të rinjve në marrjen e vendimeve të rëndësishme financiare, madje edhe në shpenzimet e përditshme”, shpjegoi Venkova.
Organizatorët raportojnë rritje të interesit nga gjithnjë e më shumë shkolla dhe universitete në të gjithë vendin, gjë që dëshmon edhe një herë se edukimi financiar po bëhet një aftësi gjithnjë e më e rëndësishme dhe e vlerësuar tek të rinjtë.
Nismat dhe garat kryesore të Junior Achievement Bulgaria për vitin 2025 vazhdojnë edhe në javët në vijim. Mes tyre është edhe programi praktik “Ora ime e klasës financiare”, në të cilin ekspertë financiarë do të vizitojnë nxënësit e klasave 10-12 në shkollat e 14 qyteteve të vendit deri më 16 maj. Do të zhvillohen gjithashtu ushtrime praktike, një prej të cilave është planifikimi gjithëpërfshirës i shpenzimeve, bazuar në një projekt konkret - "Makina ime e parë". Konkursi “Portofoli i së ardhmes” vazhdon deri më 31 mars – një sfidë kreative për të rinjtë për të dizajnuar një portofol me funksione novatore si buxhetimi dhe këshillimi financiar.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Foto: jabulgaria.org, pixabay, Shkolla sportive "Jurij Gagarin"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një..