Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të 13-të Bullgaria është pjesë e Javës Botërore të Parasë

Foto: jabulgaria.org

Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i Edukimit Financiar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, dhe në Bullgari është Junior Achievement Bulgaria.

Që nga fillimi i javës, në dhjetëra shkolla anembanë Bullgarisë ka filluar një program për edukimin financiar për nxënësit me pjesëmarrjen e vullnetarëve dhe ekspertëve financiarë. Fokusi i orëve tematike është mendimi kritik në vendimet financiare dhe po zhvillohet nën moton "Mendo para se të ndjekësh, që të kesh para të mençura nesër" - ato inkurajojnë të rinjtë të jenë konsumatorë të ndërgjegjshëm, të shmangin mashtrimet në botën dixhitale dhe të ndërtojnë zakone të qëndrueshme financiare në shpenzime dhe kursime.


"Ne synojmë t'i përgatisim ata të menaxhojnë paratë e tyre me mençuri dhe të njohin rreziqet financiare," thotë Vencisllava Venkova, koordinatore rajonale e Junior Achievement Bulgaria për BNR-Varna "Në epokën dixhitale, ne dhe të rinjtë bombardohemi çdo ditë nga reklamat, ofertat financiare, duke përfshirë skemat mashtruese. Të ashtuquajturat “influencers” gjithashtu mund të ndikojnë në zakonet financiare te të rinjtë. Dhe pikërisht për këtë shkak duam të inkurajojmë të menduarit kritik mes të rinjve në marrjen e vendimeve të rëndësishme financiare, madje edhe në shpenzimet e përditshme”, shpjegoi Venkova.

Organizatorët raportojnë rritje të interesit nga gjithnjë e më shumë shkolla dhe universitete në të gjithë vendin, gjë që dëshmon edhe një herë se edukimi financiar po bëhet një aftësi gjithnjë e më e rëndësishme dhe e vlerësuar tek të rinjtë.

Java Botërore e Parasë 2024

Nismat dhe garat kryesore të Junior Achievement Bulgaria për vitin 2025 vazhdojnë edhe në javët në vijim. Mes tyre është edhe programi praktik “Ora ime e klasës financiare”, në të cilin ekspertë financiarë do të vizitojnë nxënësit e klasave 10-12 në shkollat ​​e 14 qyteteve të vendit deri më 16 maj. Do të zhvillohen gjithashtu ushtrime praktike, një prej të cilave është planifikimi gjithëpërfshirës i shpenzimeve, bazuar në një projekt konkret - "Makina ime e parë". Konkursi “Portofoli i së ardhmes” vazhdon deri më 31 mars – një sfidë kreative për të rinjtë për të dizajnuar një portofol me funksione novatore si buxhetimi dhe këshillimi financiar.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Foto: jabulgaria.org, pixabay, Shkolla sportive "Jurij Gagarin"

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përfundon bojkoti i zinxhirëve ushqimorë

Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..

botuar më 25-03-18 5.51.MD

Tragjedia në qytetin maqedonas të Koçanit ngre një valë dëshpërimi, zemërimi dhe mospranimi

Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...

botuar më 25-03-17 4.40.MD

Diskoteka në Koçan, ku u dogjën 59 persona, nuk ka pasur patentë

Zjarri në qytetin maqedonas të Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, është një ngjarje e paralajmëruar, thotë Prof. i Asoc. Milen Ivanov, ekspert i sigurisë dhe ish-prorektor i Akademisë së MPB-së. “ Kjo është një..

botuar më 25-03-17 12.11.MD