Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie, njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në Burgas. "Ne jemi shumë të përgatitur për ta mirëpritur atë," siguroi ai.
Ministri nënvizoi edhe disa probleme – ndër to edhe shqetësimet lidhur me funksionimin e Aeroportit të Burgasit. "Unë nuk po shoh një trend të rritjes së trafikut të pasagjerëve përmes aeroportit, ose të paktën jo një trend të rëndësishëm për zhvillimin e rajonit. Unë po shoh komuna të përgatitura, infrastrukturë të mirë dhe në të njëjtën kohë, lidhshmëria në asnjë mënyrë nuk i përgjigjet asaj që presin komunat dhe industria", tha Mirosllav Borshosh.
Në një takim me institucionet e kontrollit dhe kryetarët e bashkive përgjatë bregut të Detit të Zi, u ngrit çështja e nevojës për ndryshime legjislative në lidhje me afatet e projektimit dhe periudhën e kufizuar të ndërtimit. U diskutua edhe mundësia e krijimit të një organi kontrolli në varësi të Ministrisë së Turizmit, i cili do të kryente funksionet e një policie turistike.
"Ka funksione kontrolli që janë të shpërndara nëpër organe të ndryshme, koordinimi i tyre është i ndërlikuar dhe kjo nënkupton një reagim të vonuar apo edhe mungesë të një të tillë. Kjo do të ndihmojë për të hedhur dritë mbi sektorin gri në turizëm, veçanërisht organizimin e udhëtimeve turistike të parregulluara", shpjegoi Ministri.Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës..