Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie, njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në Burgas. "Ne jemi shumë të përgatitur për ta mirëpritur atë," siguroi ai.
Ministri nënvizoi edhe disa probleme – ndër to edhe shqetësimet lidhur me funksionimin e Aeroportit të Burgasit. "Unë nuk po shoh një trend të rritjes së trafikut të pasagjerëve përmes aeroportit, ose të paktën jo një trend të rëndësishëm për zhvillimin e rajonit. Unë po shoh komuna të përgatitura, infrastrukturë të mirë dhe në të njëjtën kohë, lidhshmëria në asnjë mënyrë nuk i përgjigjet asaj që presin komunat dhe industria", tha Mirosllav Borshosh.
Në një takim me institucionet e kontrollit dhe kryetarët e bashkive përgjatë bregut të Detit të Zi, u ngrit çështja e nevojës për ndryshime legjislative në lidhje me afatet e projektimit dhe periudhën e kufizuar të ndërtimit. U diskutua edhe mundësia e krijimit të një organi kontrolli në varësi të Ministrisë së Turizmit, i cili do të kryente funksionet e një policie turistike.
"Ka funksione kontrolli që janë të shpërndara nëpër organe të ndryshme, koordinimi i tyre është i ndërlikuar dhe kjo nënkupton një reagim të vonuar apo edhe mungesë të një të tillë. Kjo do të ndihmojë për të hedhur dritë mbi sektorin gri në turizëm, veçanërisht organizimin e udhëtimeve turistike të parregulluara", shpjegoi Ministri.Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine në komunën e Nesebërit kanë nxitur një hetim nga Zyra e Prokurorit Evropian. Projekti u..
Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për transport dhe turizëm, Apostolos Xixikostas. Ai theksoi se në nëntor, në Bruksel, do të nënshkruhet një..
Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të Vlladimir Putinit mbi Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë drejt Budapestit. “Është ende herët për..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..